Siguria ushqimore, Duka jep alarmin: Situata, një bombë me sahat

Publikuar tek: barometri, më 08:22 17-12-2017 Siguria ushqimore, Duka jep alarmin: Situata, një bombë me sahat

Ditët e fundit është diskutuar në lidhje me sigurisë ushqimore, ku është theksuar më shumë problemi i mishit dhe produkteve të qumështit në vend.

Sakaq, lidhur më këtë ka reaguar edhe ish-ministri i Bujqësisë, Agron Duka. Në një intervistë për AlpeNews.al, Duka ka theksuar se situata nuk është vetëm alaramante por një bombë me sahat, siç e ka quajtuar ai.

“Situata e sigurisë ushqimore nuk është thjesht alarmante, është më keq se kaq, është një bombë më sahat. Një katastrofë që jo vetëm po sëmur shqiptarët, por po i vret, sepse numri i lartë i sëmundjeve të përhapura sot janë të lidhura ekskluzivisht me cilësinë e ushqimeve që ne konsumojmë. Qytetarët duhet të bëjnë shumë kujdes, jo vetëm në zgjedhjen e produkteve por duhet të ndërgjegjësohen dhe të kërkojnë më shumë llogari ndaj autoriteteve kompetente. Vitet e fundit, në nivel qëndror ka munguar vëmendja për përgatitjet në politikën e sigurisë ushqimore, veterinare dhe fitosanitare. Persa i perket asaj qe perflitet aktualisht në lidhje me atë që qumështi vendas përmban aflatoksina, nëse është i vërtetë është një gjë shumë e rëndë dhe me rrezikshmëri të lartë për jeten e qytetareve por shpesh keto lajme rezultojnë false dhe në këtë rast janë në dëm të prodhuesit, në të dyja rastet AFI Albanian food industry që është burim i lajmit duhet të mbajë përgjegjësi deri në ndjekje penale të personave përgjegjës”, është shprehur Duka.

Ndërsa më tej ai thekson se problemi është pasi AKU nuk është në gjendje të sigurojë produket ushqimore.

“AKU të mos jetë më peng i interesave politike, por të shndërrohet në një inkubator ekselence, siguria ushqimore është shkencë e mirëfillte dhe këtë shkencë nuk mund ta bëjë kushdo. Sot nga AKU mungojnë statistikat, por ajo që është më e keqja ka të bëjë mungesën e specialistëve në terren për të bërë verifikime, analiza, sondazhe”, deklaroi Duka.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018935918807983
array(1) { ["section"]=> string(68) "siguria-ushqimore-duka-jep-alarmin-situata-nje-bombe-me-sahat-103362" }