Siguria ushqimore në plazhet shqiptare, AKU bën “kërdinë” me gjoba në dy qytetet më të frekuentuara

Publikuar tek: ekonomi, më 14:42 16-08-2017 Siguria ushqimore në plazhet shqiptare, AKU bën “kërdinë” me gjoba në dy qytetet më të frekuentuara

Siguria ushqimore në plazhe dhe zona të tjera turistike është një nga kriteret më të rëndësishme për pushuesit.

Megjithatë, pavarësisht fluksit të turistëve shumë prej subjekteve nuk kanë dashur t’ia dinë për sigurinë ushqimore të asaj që kanë tregtuar gjatë verës.  

Për këtë, autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të masave te marra për sezonin turistik veror për vitin 2017, për periudhën qershor-gusht ka kryer 1285 inspektime.

Aksioni është pëeqëndruar në biznese ushqimore të cilët prodhojnë, përpunojnë dhe tregtojnë produkte ushqimore si bare, restorante, fast-foode, pastiçeri, supermarkete, minimarkete, njësi prodhimi dhe tregtim akulloresh.

Nga inspektimet e kryera janë marrë 384 masa administrative me gjobë dhe paralajmërime për subjektet, në të cilat janë vërejtur mangësi të kushteve higjieno-sanitare, mungesë dokumentacioni shoqërues, mungesë të librezave shëndetësore të personelit dhe analizës së ujit, mungesë e planit mbi masat e luftës kundër dëmtuesve, brejtësve dhe insekteve.

Numri më i madh i inspektimeve është kryer në qarqet Durrës dhe Vlorë, për shkak edhe të subjekteve të shumta, që ushtrojnë aktivitetin , si bare , restorante, fast-foode etj

 

image-0-02-05-e28c276f2cc21b286f7a684d93b134f66f027ffd8f098312806ae1b276f2e9e4-V.jpg

Në çdo rast inspektorët e AKU kanë kryer kontrolle periodike në të gjitha restorantet dhe subjektet e tjera, për të garantuar sigurinë ushqimore në zonat bregdetare, aty ku konsumi është rritur ndjeshëm për shkak të rritjes së fluksit të madh të pushuesve.

Kontrollet do të vijojnë deri në përfundimin e sezonit turistik, në të gjitha restorantet, baret, fast-food, markete etj, për të garantuar sigurinë ushqimore.

Autoriteti Kombëtar I Ushqimit I bën thirrje të gjithë konsumatorëve , që për çdo shqetësim që kanë lidhje me sigurinë ushqimore , të denoncojnë pranë portalit online “Inspektori digital”. 

 

image-0-02-05-0bfb9dadb89e7b4b8139ceb570e3eef4b04eb7c490eadafbec43c0e12f3b32a9-V.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025375127792358
array(1) { ["section"]=> string(102) "siguria-ushqimore-ne-plazhet-shqiptare-aku-ben-kerdine-me-gjoba-ne-dy-qytetet-me-te-frekuentuara-89265" }