Sigurim i detyrueshëm, “takes” e re për shtëpitë, kreu i AMF tregon si të veprohet

Publikuar tek: ekonomi, më 07:30 28-09-2017 Sigurim i detyrueshëm, “takes” e re për shtëpitë, kreu i AMF tregon si të veprohet

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka finalizuar draftin për sigurimin e detyrueshëm të shtëpive nga tërmetet dhe përmbytjet.

Kryetari i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi, konfirmoi në konferencën e djeshme për shtyp se ligji, i përfunduar tashmë, është për diskutim me Bankën Botërore dhe faktorët e tregut, raporton “Panorama”.

“Ligji ka kaluar nga Autoriteti dhe është për diskutim me Bankën Botërore dhe faktorët e tregut. Duhet të kemi parasysh që duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur vendosim në ligj detyrimin nga qytetarët, sepse shërbimi duhet t’i përgjigjet nivelit të detyrimit, që duhet të paguajë çdo qytetar. Duke marrë parasysh edhe ndryshimet klimaterike që kanë ndodhur, ne duhet të bëhemi pjesë në sigurimin e qytetarëve, sepse në rast fatkeqësish të mëdha natyrore, dëmet e shkaktuara do të jenë një kosto e lartë si për buxhetin e shtetit, ashtu edhe për kompanitë.

Në rast se fatkeqësitë do të ndodhin, përgjegjësitë i merr vetë siguruesi, prandaj unë e shoh shumë të dobishëm miratimin e këtij ligji, në funksion të mbrojtjes së interesave të qytetarëve”, tha Koçi. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ende nuk ka përcaktuar një tarifë që do të paguhet nga qytetarët, apo se si do të jetë shpërndarja e saj, do të paguhet në muaj, apo në vit. Nga diskutimet e ligjit, pritet që të ketë një lloj ndarjeje sipas riskut, ku zonat me mundësi të lartë përmbytjeje, do të kenë tarifë më të lartë sigurimi. Për tërmetet, ndryshimi i tarifës ka të bëjë me vlerën e shtëpisë. Sipas çmimeve të referencës për ndërtimet, pritet të variojnë edhe tarifat e detyrueshme të sigurimit, ku qendrat e qyteteve do të paguajnë tarifë më të lartë se periferitë.

Përfshirja e Shqipërisë në një plan kombëtar për tërmetet ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e Bankës Botërore. Më herët, në një raport Banka Botërore ka rekomanduar që tarifat e sigurimit të jenë të përballueshme për pronarët e shtëpive. Programi kombëtar i sigurimit nga tërmetet duhet të përcaktojë kufijtë minimalë të mbulimit, në një nivel 20 mijë deri në 40 mijë euro, të cilat mund të mjaftojnë për mbulimin bazë të sigurimit që kanë nevojë pronarët e shtëpive, ndërkohë që primet duhet të mbahen të përballueshme, nën 50 euro në vit”, vlerëson Banka Botërore. Parashikohet që dëmshpërblimi të jetë me kushte, në rast se tërmetet janë mbi 5 ballë të larta, ose në rast se përmbytjet kalojnë 504 orë reshje të vazhdueshme apo 21 ditë.

MAKINAT

Kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare konfirmoi se Parlamenti, brenda këtij sesioni, do të miratojë ndryshimet e ligjit për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve motorike. Kryetari i AMF-së sqaroi se për siguracionin e makinave do të ndryshojë sistemi ‘bonus-malus’. “Sistemi ‘bonus-malus’ do të jetë objekt i rishikimit të ligjit, në mënyrë që të përshtatet më mirë me zhvillimet e tregut. Sistemin italian të cilit i referohemi do të jetë objekt i rishikimit. Ky sistem ka 18 shkallë dhe vlerësimi nis nga shkalla 11, dhe këtë jemi duke e parë në përputhje me parametrat e legjislacionit bashkëkohor të vendeve të Bashkimit Europian dhe vendeve të Europës Juglindore”, u shpreh Koçi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070619583129883
array(1) { ["section"]=> string(84) "sigurim-i-detyrueshem-takes-e-re-per-shtepite-kreu-i-amf-tregon-si-te-veprohet-93944" }