Sigurimi i automjeteve, rriten çmimet me 25%

Publikuar tek: ekonomi, më 17:29 24-08-2016 Sigurimi i automjeteve, rriten çmimet me 25%

Sigurimi i detyrueshëm i makinave, TPL tashmë do të kushtojë deri në 25% më shtrenjtë. Shoqëritë e sigurimeve duke filluar nga dita e sotme i kanë shitur policat TPL me një çmim të ri, mesatarisht në 18,500 lekë.

Ja ndryshimet kryesore të tarifave TPL:

Kategoria                                         Ishte                Bëhet

A1/1 (Motocikleta nën 150cm3)    5,660 lek       6,804 lek

A1/2 (Motocikleta mbi 150cm3)   8,660 lek      10,405 lek

Autovetura

Deri 1,600cm3:                                               Ishte                 Bëhet

B1/1.1 (Mjete të prodhuara para 2006-s)   15,260 lek       17,724 lek

B1/ 1.2 (Mjete të prodhuara pas 2006-s)   14,760 lek       18,324 lek

1,600 deri 2,500cm3                                       Ishte                     Bëhet

B1/2.1 (Mjete të prodhuara para 2006-s)  15,860 lek         19,044 lek

B1/2.2 (Mjete të prodhuara pas 2006-s)   15,360 lek          18,460 lek

Burimi: Shoqëritë e sigurimeve

Kjo rritje e çmimeve sipas drejtuesve të kompanisë së Jo-Jetës erdhi për disa arsye.

E para ka të bëjë me reflektimin e vendimit të AMF-së, se primi i riskut nuk duhet të jetë më i ulët se 100 euro, çka do të thotë se nuk mund të shiten polica nën këtë vlerë. Sipas shoqërive të sigurimit, nga bilanci i të dhënave të gjashtëmujorit rezultoi se primi i riskut ishte mbi 100 euro.

E dyta, sipas drejtuesve të shoqërive të sigurimit, shkak për rritjen e tarifave janë aksidentet e shumta automobilistike që kanë ndodhur kohët e fundit e që kanë bërë që të rritet ekspozimi kundrejt këtyre rreziqeve.

E treta, sipas tyre, tarifa e re reflekton edhe rritjen e taksës së sigurimeve që hyri në fuqi në janar të 2016-ës.

Në paketën e re fiskale 2016, taksa kombëtare nga 3% u rrit në 10%. Shoqëritë e sigurimit shpjeguan se nuk e reflektuan këtë ndryshim te primi i shkruar bruto për produktet TPL në 6 mujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të AMF-së, produkti TPL e brendshme, në periudhën janar – qershor 2016, pati një rritje prej 4.10% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.20% krahasuar me periudhën janar – qershor 2016. /Monitor/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069320201873779
array(1) { ["section"]=> string(48) "sigurimi-i-automjeteve-rriten-cmimet-me-25-50751" }