Sikur mjeshtër Papajani të qe gjallë, këto pamje do ta rrënonin. Zbulohet pengu i tij për ''Shtëpinë e Flamurit'' në Korçë

Publikuar tek: kulture-art, më 16:13 15-02-2016 Sikur mjeshtër Papajani të qe gjallë, këto pamje do ta rrënonin. Zbulohet pengu i tij për ''Shtëpinë e Flamurit'' në Korçë

Sikur mjeshtri Papajani të qe gjallë, këto pamje do ta rrënonin. Ky është më së paku hamendësimi i parë që mund të na vinte ndërmend.

Lazër Papajani u kujdes gjithë jetën për të ruajtur monumentet, alarmoi institucione, shkroi letra pa fund, la copëza dokumentesh…Qëllimi i vetëm? Ta ruante këtë Shtëpi Flamuri si një nga monumentet më të shtrenjta që ka Korça.

Por sot kjo shtëpi është në degradim. Me mure të rëna, madje mund të thuhet pa frikë se këto janë fotot më të mira të saj.

Në rikujtesë, këto copëza ‘’pengjesh’’ të mjeshtërit të ndjerë i sjell Artan Lame.

Rrëfimi i Lames:

“Para disa ditësh ndërroi jetë Lazer Papajani, një prej të mbramëve të brezit të vjetër të Monumenteve.

Punonjës i brezit të punës, njeri i përunjtë, i fundmi ekspert i anastilozës, marë me monumentet qysh para se Instituti i Monumenteve të krijohej.

Sot më ranë në dorë copëza të të lënave të tij, dokumente, kartolina, ftesa, shënime.

Mes tyre që edhe kjo kartolinë që i dërgohej mjeshtrit 30 vjet të shkuara. Kartolina paraqet një prej monumenteve që, ashtu sikundër mjeshtri, nuk është me: Shtëpinë e Flamurit, Korçë. Eshtë e para foto e mireëe asaj godine që ia dal të gjej.

Dokumenti tjeter, është një telegram i atyre kohëve kur dëmtimi i monumenteve lajmërohej me telegram dhe ndërhyrja për t'i ndrequr bëhej brenda 10 ditësh’’.

{gallery}lamelazer{/gallery}

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zonja e Presidentit, Odeta Nishani i përgjigjet “Ftesës për Flirt”
Shkulet tinëzisht pllakata në Mësonjëtoren e Parë të Vashave në Korçë (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.017703056335449
array(1) { ["section"]=> string(122) "sikur-mjeshter-papajani-te-qe-gjalle-keto-pamje-do-ta-rrenonin-zbulohet-pengu-i-tij-per-shtepine-e-flamurit-ne-korce-32637" }