Silva Gunbardhi: Ja çfarë mendoj për turken që këndoi këngën time

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:15 25-06-2016

Kënga “Të ka lali shpirt” e Silva Gunbardhit duket se jo vetëm ka kapërcyer kufijtë e vendit, por edhe është kthyer në një këngë hit që këndohet nga të huajt. Klipi që ka thyer rekord sa u takon klikimeve në YouTube për këngët shqiptare, është interpretuar live edhe nga këngëtarja turke Linet, në një emision televiziv turk.

Publiku e mirëpriti dhe duartrokiti “Të ka lali shpirt”, që deri tani mban vendin e parë për klikimet në YouTube. E pyetur nga gazeta “Panorama” se si u ndje kur dëgjoi një tjetër këngëtare të huaj të interpretojë këngën e saj, ajo u përgjigj: “Shumë krenare, pasi më parë këndonim ne në gjuhë të huaja, ndërsa tani këndojnë artistët e huaj në shqip. Për mua ky është një tjetër rekord i këngës, përveç klikimeve”

Pyetjes nëse do ta kontaktojë këngëtaren pas këtij interpretimi në ekran, ajo iu përgjigj: “Përse, ta falendëroj që i pëlqen kënga ime? Ajo është një zgjedhje spontane, me anë të së cilës e ngriti publikun në këmbë dhe mori më shumë ‘like’ në faqen e saj me këtë këngë, sesa me këngët personale”. “Të ka lali shpirt” vazhdon të klikohet, ndërkohë që i nevojiten 600 mijë klikime për të arritur numrin 200 milionë shkruan 'Panorama'.

Rasti i kësaj kënge konsiderohet sensacion, pasi klikimet u arritën vetëm brenda dy muajsh, rasti i parë krahasuar edhe me këngën e Sinan Hoxhës dhe Medës, që arritën një numër të madh klikimesh, por në kohështrirje më të gjatë, për gati një vit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.088408946990967
array(1) { ["section"]=> string(70) "silva-gunbardhi-ja-cfare-mendoj-per-turken-qe-kendoi-kengen-time-44565" }