Simbol i kulturës, Ura e Bunës shndërrohet në rrezik për kalimtarët por shikoni se ç’bëjnë vetë shkodranët

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:22 15-03-2017 Simbol i kulturës, Ura e Bunës shndërrohet në rrezik për kalimtarët por shikoni se ç’bëjnë vetë shkodranët

Ura e Bunës është drejt shkatërrimit dhe gjithçfarë duhet për ta rimëkëmbur është 3 metër e gjysëm kub dërrasë pondi, 17 kile gozhdë dhe 14 kile vaj i përdorur makinash. Në kushtet kur askush s’ka vënë dorë, qytetarët shkodranë kanë marrë vetë nën kontroll situatën dhe po mbledhin kontribute.

Aktivisti i shoqërisë civile, Mirsad Basha ndërsa denoncon me foto gjendjen skandaloze të urës shkruan:

 “Gati çdo ditë kalojmë në Urën e Bunës dhe e shohim duke u shkatërruar. Përveç që është një simbol i kulturës sonë, Ura e Bunës është kthyer në një shëtitore për shkodranet, por për fatin e keq është kthyer edhe në një rruge të rrezikshme kalimi me gjendjen që kanë derrasat.

Kemi menduar të marrim edhe një herë një iniciative qytetare për ta riparuar ate.

Gjithsej duhet 3 metër e gjysem kub dërrasë pondi, 17 kile gozhda dhe 14 kile vaj i përdorur makinash.

Ato që kanë dëshirë të kontribojnë për urën e tonë (edhe me 100 lek) mund te na shkuajnë.

Për info kontaktoni në nr +355692545500

Ne Jemi Qyteti, të kujdesimi për Shkodrën”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E gjithë Policia e Tiranës bëhet bashkë për të surprizuar Saimir Tahirin
Zamira Durda: Nuk kam “Facebook” të lexoj ngushëllimet e Kodhelit »
Article Logic
Execution time: 0.018560886383057
array(1) { ["section"]=> string(111) "simbol-i-kultures-ura-e-bunes-shnderrohet-ne-rrezik-per-kalimtaret-por-shikoni-se-c-bejne-vete-shkodranet-71928" }