Simon Shuteri hebre? Blushi provokon për origjinën e tij në roman

Publikuar tek: politike, më 11:08 29-10-2015 Simon Shuteri hebre? Blushi provokon për origjinën e tij në roman

Romani “Kandidati”, i Ben Blushit, i botuar para disa ditësh ka shkaktuar polemika të mëdha. Romani po shitet me shpejtësi dhe shkaku është hamendësimi se personazhet e tij i përkasin në fakt personave reale në  arenën politike shqiptare.

Por kësaj rradhe, bëhet fjalë për një personazh të quajtur Simon Shuteri, që mendohet të jetë krijuar për të shprehur një lloj afrie me familjen e Blushit. Siç dihet gjyshi i Ben Blushit është studiuesi dhe shkrimtari Dhimitër Shuteriqi, ndërsa në roman ka përdorur një emër të përafërt me familjen e tij, Simon Shuteri, i cili sipas qytetarëve te qytetit të Basenit në roman, po sillet si çifut.

“Simon Shuteri është i pasigurt se kush është dhe ka vendosur  të zbulojë rrënjët e origjinës së tij. Kërkon të shkaktojë një konflikt te shqiptarët, për të provuar se nuk është njëri prej tyre. Dhe ka gjetur rrugën më të lehtë. Ka marrë një të vdekur dhe po bën ç’është e mundur, për ta zgjedhur kryetar bashkie. Unë ngjall të vdekurin dhe ju shqiptarët e votoni. Ja çfarë meritoni, të qeveriseni nga të vdekurit. Kjo është ajo që do të thotë Simon Shuteri. Nëse arrin ta bëjë, i ka provuar vetes se ka humor, por jo se, është detyrimisht çifut. Simon Shuter po sillet si i tillë. Qytetarët e Basenit e kanë në dorë të provojnë se mund ta kesh gabim edhe pse je çifut”, shkruan Blushi në romanin e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilli i Mandateve miraton Eduart Ndocajn deputet në Kuvend
Shpërthen në Kuvend, Topalli: Nuk u kthej përgjigje burrave që janë nën 150 cm. Balla: Mbaj Saliun se Luli s’të do më »
Article Logic
Execution time: 0.024395942687988
array(1) { ["section"]=> string(70) "simon-shuteri-hebre-blushi-provokon-per-origjinen-e-tij-ne-roman-24220" }