Sinemati “ngel” Panuccin: Është “nxënës”, po luan me nervat tona

Publikuar tek: sport, më 22:48 15-10-2018 Sinemati “ngel” Panuccin: Është “nxënës”, po luan me nervat tona

Për analistin sportiv, Gëzim Sinemati, tekniku Christian Panucci nuk e ka eksperiencën për të qenë trajner kombëtareje, pasi numëron shumë pak ndeshje në karrierë si trajner dhe ende nuk e ka kuptuar se Shqipëria nuk është për eksperiment, pasi vjen nga një rezultat historik, kualifikimi në EURO 2016.

“Duhet të kishim futur dy sulmues. Kishte një zell për qarkullim topi në ndeshjen e 12-të, që nuk e

kuptova. Mos vini emra oportunistë për golat që pësuam. Fute këtë (golin e parë të pësuar ndaj Izraelit)

te gafat e javës. Në Itali nuk ndodh të rrinë në pozicionet ku janë; as Strakosha, as Xhimshiti. Pse bëjnë
gafa lojtarët tanë europianë?

Bëjnë gafa amatoreske. Nxënësi i Capelllos na thotë durim. Kemi ardhur nga Europiani, ne nuk e kuptojmë. Ai është nxënës, po luan me nervat. Ne gëzojmë që Panucci ka qenë futbollist i Milanit, por jo që ai të ketë qenë trajner i Milanit. Nuk ka as 100 ndeshje si trajner”, shprehet Sinemati në “Procesin Sportiv”, ka thënë Sinemati.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dështuan të kualifikoheshin, jep dorëheqjen trajneri i kombëtares
»
Article Logic
Execution time: 0.017497062683105
array(1) { ["section"]=> string(65) "sinemati-ngel-panuccin-eshte-nxenes-po-luan-me-nervat-tona-137959" }