Singapori – më mirë një diktaturë e mirë, se sa një demokraci e keqe

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:07 11-06-2018 Singapori – më mirë një diktaturë e mirë, se sa një demokraci e keqe

Shkruan Klodi Stralla

 

Singapori, që në gjuhën malay do të thotë Qyteti i Luanëve, ka zënë këto ditë faqet e para të mediave botërore. Kjo për shkak se nesër aty do të mbahet takimi historik midis presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit komunist koreano-verior Kim Jong Il, takim që mendohet se do të këtë impakt në rrjedhat historike të rajonit aziatik në vitet e ardhëshme.

Por çfarë dimë ne shqipëtarët për Singaporin? - Fare pak ose aspak, ndonse kemi shumë për të mësuar prej tij.

Deri në vitin 1959 Singapori ka qenë koloni britanike e themeluar në fillim të shek.18-të. Ajo shërbente si pikë pushimi për marinarët dhe tregëtarët endacakë të brigjeve të Azisë Juglindore. Britanikët lanë pas një trashëgimi solide për të vazhduar jetën: ligjet e tyre dhe një personalitet të shquar vendas me emrin Lee Kuan Yew, të shkolluar në Kembrixh e të aftë për t’a drejtuar vendin e tij edhe pa praninë e tyre. I bindur se çdo popull duhet të qeveriset në bazë të filozofisë së tij, ai zëvendësoi gradualisht pjesën më të madhe të ligjeve britanike me rregullat e etikës të Konfucit mbi sistemin e vlerave.

- Singaporit, me një sipërfaqe prej më pak se 700 km2, i mungonte çdo gjë që i duhet një vendi për të jetuar. Por, përpos të tjerave, nuk kishte asnjë pikë ujë të pijshëm. Kjo ishte çështja e parë që udhëheqja e re e atij vendi e zgjidhi në një mënyrë mjaft të zgjuar. Lidhi një kontrate 100 vjeçare me Malajzinë. Uji vinte prej andej me tubacione gjigante mbi det, përpunohej dhe, pasi mbahej sasia që i duhej Singaporit, pjesa tjetër shitej. Sot Singapori, falë një teknologjie moderne, bën te mundur përpunimin e ujit të detit, duke e kthyer atë në ujë të pijshëm.

- Ai vuri në shërbim të vendit të tij të gjitha përparësitë që i jepte pozicioni gjeografik i Singaporit, duke e kthyer atë në qendrën më të madhe portuale detare e ajrore për të gjithë rajonin. Ndërkohë shfrytëzoi me mjeshtëri edhe kapacitetet inteligjente të racës kineze, që përbënin gati 80% të popullsisë.

- Punoi me një strategji të qartë që Singapori t’i shpëtonte perëndimizimit, duke stimuluar vlerat aziatike, si motor zhvillimi. I shpalli luftë pa kompromis, madje deri në ekstrem, korrupsionit, krimit dhe sidomos drogës. Asnjë lloj tolerance nuk ka për aktet korruptive të zyrtarëve të administratës publike. Madje ka pasur dënime mjaft të ashpra të rasteve flagrante edhe pa u gjykuar. As ndërhyrja e Bill Klinton, që ishte mik i ngushtë i tij, nuk mjaftoj për të ulur dënimin e një qytetari amerikan që u akuzua për gërvishtje makinash; as ndërhyrja e Sek.të Përgj. të OKB dhe kryeministrit australian nuk e shpëtuan një qytetar australian nga dënimi me vdekje për disa gram drogë të fortë. Ne fillim këto masa i kanë trembur qytetarët, por, me kalimin e kohës, çdo gjë u kthye në edukatë e sjellje krejt normale.

Natyrisht që kjo politikë ka rezultuar mjaft e suksesshme për sa kohë që qytetarët singaporas ndjehen të lumtur në vendin e tyre. Janë në top listën e vendeve me të ardhura më të larta për frymë. Çdo njeri flet rrjedhëshëm tri gjuhë të huaja, kinezçe, anglisht dhe malay. Rinia është e përkushtuar pas shkencës dhe teknologjisë. Në zyrat e administratës shtetërore apo edhe në vendet ku shërbehet gjen mirësjellje, kulturë e ngrohtësi njerëzore. Çdo gjë në atë vend lëviz më shpejt se kudo tjetër. Edhe shkallët elektrike e ashensorët lëvizin me tjetër shpejtësi. Është realisht një vend që jeta ja vlen të jetohet. Të tjerët, ata që nuk e kapin dot këtë ritëm, e lënë atë shumë shpejt dhe emigrojnë.

Duke qenë më shumë pragmatist se politikan Lee nuk e pa asnjëherë qeverisjen si një proces të zbatimit të politikave mbi bazën e parimeve të ngurta. Në të kundërt, me vendin e tij bëri eksperimente të guximshme, duke ndërtuar parime nëpërmjet gabimeve të së shkuarës për të gjetur politikat më efikase për të ardhmen. Ai mori më të mirat e administratës britanike, por anashkaloi pjesën më të madhe të praktikës së saj. Ai ishte një ndër pionierët e kapitalizmit shtetëror, duke bërë që pothuajse të gjitha veprimtaritë ekonomike të vihen nën kontrollin e shtetit, i cili merr përsipër planifikimin dhe menaxhimin e centralizuar të tyre. Është pak a shumë modeli që ndjek aktualisht Kina.

E gjithë bota e pranon se Singapori është vendi që ka progresin më të shpejtë ekonomik në gjithë historinë e njerëzimit. Argumenti është krejt i thjeshtë: nga një vend që pesë dekada më parë kishte vetëm disa punishte zejtarie, një shtëpi publike për marinarët e një kaos shoqëror të krijuar nga piratët e të gjitha racave e ngjyrave, sot është kthyer në një nga katër qendrat më të mëdha financiare botërore. Ka një port më të madh se ai i Amsterdamit, linjë ajrore nga më prestixhiozët, ka të ardhura më të larta për frymë se Zvicra, prodhon më shumë programe kompjuterike se të gjitha vendet skandinave të marra së bashku. Në fushën e arsimit, sidomos atë të matematikës, shkencës dhe veçanërisht në mësimin e gjuhës angleze, është më i avancuar se Europa. Singapori është vendi i parë në botë pas Luftës së Ftohtë, që ka kaluar direkt nga Bota e Tretë në Botën e Parë.

Ky model provoi se një qeveri që gjeneron lumturi e bollëk për shumicën e qytetareve të saj dhe e shndërron vendin në një vlerë për kapitalin e huaj, mund të fitojë të drejtën të ketë kontrollin e mediave, madje edhe të injorojë kundërshtarët politikë, çka për demokracinë e tipit perëndimor janë fenomene të papranueshme. Është një model që askujt nuk ia heq të drejtën për të konkuruar, por që nuk lejon as më të voglin abuzim në emër të demokracisë e të të drejtave të njeriut. Sot Singapori është vendi me numurin më të vogël të kriminalitetit në botë.

Aktualisht Singapori drejtohet nga i biri i Lee. Koha do të tregojë se sa i zoti do të jetë ai të vazhdojë trashëgiminë dhe sukseset e të atit.

Natyrisht ne shqiptarët i dëshirojmë të gjitha të mirat që gëzon sot Singapori por nuk duam të paguajmë “çmimin” me të cilin ato janë arritur – shkollë të fortë, punë të nderçme, disipline të rreptë, zbatim të ligjit për të gjithë dhe ndëshkim të qeveritarëve të korruptuar

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E diela e ambsadorëve, mblidhen dhe bëjnë kokteile në hotelin luksoz
Surprizë nga Vlora, zv.ministri i Ramës jep lajmin: Ja çfarë u zbulua gjatë punimeve »
Article Logic
Execution time: 0.016914129257202
array(1) { ["section"]=> string(72) "singapori-me-mire-nje-diktature-e-mire-se-sa-nje-demokraci-e-keqe-123974" }