Sipas Berishës, “droni mbi sarajet e Ramës dhe “Brigada e Kuqe” e Tahirit, shpikje për të përhapur panik”

Publikuar tek: politike, më 17:38 15-11-2015 Sipas Berishës, “droni mbi sarajet e Ramës dhe “Brigada e Kuqe” e Tahirit, shpikje për të përhapur panik”

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, njoftimi se një dron po fluturonte mbi vilën e kryeministrit Edi Rama dhe më pas e-maili kërcënues ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, jaën vepra të stisura për të përhapur panik.

"Me dronët mbi sarajet e Edi Ramës dhe Allahu ekber me drapër e çekan, qeveria përhap panik!

Të dashur miq, në sfondin e akteve të shëmtuara terroriste në Paris, Edi Rama dhe Sajmir Shullazi përhapin panik me lajme të lidhura direkt me personat e tyre. Kështu, Edi Rama u evokua me urgjencë nga Garda nga sarajet e tij në Surrel, pasi radarët e tij morën helikopterët e Ushtrisë për dronët e nisura nga armiku Ballist Morina. Madje "sugari" i Ramës, njoftoi popullatën se batalioni i Gardës vuri në shënjestren e zjarrit helikopterët e Ushtrisë, duke i dërguar kështu një mesazh të fortë Ballistit në qeli, se po guxove të më nisësh drone mbi saraje unë kam radarë dhe ato do të asgjësohen menjëherë nga Garda.

Të nesërmen e njoftimit për dronët që tmerruan Ramën, Sajmir Shullazi njoftoi mediat se edhe ai është kërcënuar dhe se ka marrë në mesazh kërcënues, por kësaj here jo si kërcenimet e tjera, nga organizatat mafioze me të cilat ndan trofetë e krimit, por nga terrorizmi ndërkombëtar të firmosur nga Brigadat e Kuqe, të cilat kësaj radhe janë edhe me Allahu ekber, pra nga terroristë islamik por me drapër e çekan.

Natyrisht rreziku i akteve të terrorizmit nga ISIS në Shqipëri është real. Por të marrësh helikopterët e Ushtrisë për drone të armik Morinës dhe të shpikësh Brigada të Kuqe me Allahu ekber, do të thotë se ose po vdes nga frika në lëkurën tënde os përhap panik për të mbijetuar pasi ke marrë fund politikisht”, shkruan Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani, Meta, Rama dhe Basha mesazhe ngushëllimi dhe solidariteti. Ja çfarë shkruajnë për sulmet në Paris
Sulmet në Paris, homazhe në Presidencë, Nishani: Gjithmonë përkrah aleatëve kundër terrorizmit »
Article Logic
Execution time: 0.34300708770752
array(1) { ["section"]=> string(105) "sipas-berishes-droni-mbi-sarajet-e-rames-dhe-brigada-e-kuqe-e-tahirit-shpikje-per-te-perhapur-panik-25482" }