Sipas Berishës, ky është 22 vjeçari i arrestuar në Itali për drogë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:49 01-06-2015 Sipas Berishës, ky është 22 vjeçari i arrestuar në Itali për drogë

Ish-kryeministri Berisha ka postuar një foto në Facebook, ku sipas tij është kryeministri Rama me Endri Pezën i arrestuar disa ditë më parë në Itali për trafik droge.

“Kjo foto flet vetë!!

Edi Rama me mikun dhe mikpritësin e tij, Endri Peza, arrestuar këto ditë për trafik droge në sasi të mëdha, në Peskara të Italisë së bashku me shtetasit me origjinë shqiptare O.A.; K.Gj. J.K. dhe një shtetas italian. Fotoja tregon kenaqësine e miqve të vjetër në takimin e tyre”, shkruan Berisha në Facebook.

Ekziston mundësia që kjo të jetë një tjetër gafë e ish-kryeministrit pas asaj të “arrestimit” të ish-përgjegjësit të antikontrabandës Ervin Kaja, por që rezultoi se ishte tjetër person, pasi personi në foto me Ramën këtë herë, nuk ka aspak pamjen e 22 vjeçari, siç raporuan mediat italiane.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032864093780518
array(1) { ["section"]=> string(71) "sipas-berishes-ky-eshte-22-vjecari-i-arrestuar-ne-itali-per-droge-12412" }