Sipërmarrje të përbashkëta në jug të vendit, Panariti takon Guvernatorin grek të Epirit

Publikuar tek: politike, më 11:14 07-02-2016 Sipërmarrje të përbashkëta në jug të vendit, Panariti takon Guvernatorin grek të Epirit

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, priti në zyrën e tij Guvernatorin e Rajonit të Epirit, Aleksandros Kachrimanis të shoqëruar edhe nga Ambasadori i Republikës Greke në Shqipëri, Leondas Rokanas.

 

Ministri Panariti diskutoi me guvernatorin Kahremanis për zgjerimin e bashkëpunimit midis rajonit të Epirit të Greqisë dhe Shqipërise në fushën e bujqësisë, ushqimit dhe të agropërpunimit. U ra dakord të organizohen së shpejti forume të përbashketa të biznesit në fushën e blegtorisë, frutikulturës dhe të bimeve mjekësore.

Krijimi i sipërmarrjeve të përbashketa në fushën e bujqësisë veçanërisht në zonat kufitare, do të shihet me përparësi, theksoi ministri Panariti. Guvernatori Kahremanis, e siguroi ministrin Panariti për mbështetjen e tij dhe të qeverisë greke për nxitjen e sipërmarrjeve dhe të projekteve të përbashkëta në fushën e bujqësisë. Guvernatori Kahremanis, u angazhua personalisht për tē lehtësuar procedurat dhe rritur punësimin sezonal dhe të përherëshëm të qytetarëve shqiptarë në sipërmarrjet greke në fushën e bujqësisë dhe të agropērpunimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « AK, Spahiu: Enver Hoxha krenohej me Skavicën, këta e shitën për 500 mijë euro ryshfet
PD, Hajdarmataj: Situatë dramatike në fshatrat e Tropojës, të varfër dhe të braktisur nga shteti »
Article Logic
Execution time: 0.0041790008544922
array(1) { ["section"]=> string(92) "sipermarrje-te-perbashketa-ne-jug-te-vendit-panariti-takon-guvernatorin-grek-te-epirit-31960" }