Siri/ Forcat e Asadit bombardojnë një kopësht fëmijësh, 10 persona të vrarë

Publikuar tek: bota, më 14:03 03-05-2015 Siri/ Forcat e Asadit bombardojnë një kopësht fëmijësh, 10 persona të vrarë

Forcat ushtarake të Bashar Al-Assad-it kanë ndërmarrë një sulm me helikopterë në një kopësht fëmijësh, në rajonin e Salahaddin të Halepit, i cili është nën kontrollin grupeve rebele.

Autoritetet janë shprehur se nga sulmi kanë humbur jetën 10 persona ku 6 janë fëmijë dhe 4 prej tyre janë mësues, ndërsa janë plagosur 18 të tjerë, ndërsa theksohet gjithashtu se 8 persona janë në gjendje të rëndë dhe se spitali ka nevojë urgjentisht për ndihma mjekësore, raporton AA.

Kjo ngjare është një nga më të rëndat të kryera nga regjimi i Asadit, i cili bombardon një kopësht me fëmijë. Sipas të dhënave nga Organizata e Dëshmorëve të Revolucionit Sirian theksohet se si pasojë e sulmeve te regjimit të Asad nga marsi 2011 e deri tani në Halep kanë humbur jetën të paktën 25 mijë persona.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025943040847778
array(1) { ["section"]=> string(79) "siri-forcat-e-asadit-bombardojne-nje-kopesht-femijesh-10-persona-te-vrare-10269" }