Siria “bashkon” dy kundërshtarët historik, Rusia në krah të SHBA-së

Publikuar tek: bota, më 13:37 31-10-2015 Siria “bashkon” dy kundërshtarët historik, Rusia në krah të SHBA-së

Ndërkohë që konflikti në Siri ndërmjet Shtetit Islamik dhe forcave perëndimore vazhdon, Rusia paralajmëroi për rrezikun e një Lufte të Ftohtë në Lindjen e Mesme pasi SHBA-të deklaruan se do të dërgojnë forca speciale për të ndërhyrë në Siri, rreth 50 trupa të cilët do të stërviteshin atje.

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha se kjo situatë lind nevojën e një aleance bashkëpunimi mes SHBA-ve dhe Rusisë.

“Jam i bindur se as SHBA dhe as Rusia nuk e duan të ashtuquajturën Luftë të Ftohtë, por në këtë situatë është e qartë që lind nevoja e kooperimit të ushtrive të dy vendeve”, u shpreh Lavrov.

Ndërkohë që i ashtuquajturi Shteti Islamik, kontrollon Sirinë e veriut dhe një pjesë të  Irakut, avionët ushtarakë amerikane kanë rreth një vit që kontrollojnë zonën.

“Kjo është intensifikimi i strategjisë së diskutuar një vit mëparë, kundrejt  liderëve rebelë sirianë”, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhosh Ernest.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034999132156372
array(1) { ["section"]=> string(70) "siria-bashkon-dy-kundershtaret-historik-rusia-ne-krah-te-shba-se-24360" }