Sistemi bankar pëson rënie fitimesh gjatë 6-mujorit të parë të vitit

Publikuar tek: ekonomi, më 17:41 05-08-2016 Sistemi bankar pëson rënie fitimesh gjatë 6-mujorit të parë të vitit

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, sistemi bankar ka pësuar rënie  të ndjeshme të fitimeve gjatë 6-mujorit të parë të vitit. Fitimi i bankave ishte 5 miliardë lekë për 6-mujorin, duke rënë me 39% me bazë vjetore.

Ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë, bankat kishin fituar 8 miliardë lekë.

Kjo rënie ka ndodhur për dy arsye, rënia e të ardhurave neto dhe rritja e shpenzimeve për provigjione.

Të ardhurat neto nga interesi kanë shënuar një rënie të lehtë prej 2.1%. Bankat ia kanë dalë të ulin shpenzimet për interesat, që u paguajnë depozituesve me 23.4%, ndërsa të ardhurat nga interesat, që bankat u marrin kreditorëve, janë ulur me 7.2%.

Shpenzimet për provigjione janë rritur me rreth 56%.

Gjithsesi, në 3-mujorin e dytë, bankat kanë arritur të mbajnë nën kontroll humbjet, ndërsa në 3-mujorin e parë fitimi i sistemit kishte shënuar një rënie të ndjeshme me 75%, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Norma bazë e interesit ka zbritur këtë vit në një nivel rekord të ri duke i çuar prej 1.25%, në një sinjal se bankat duhet të reduktojnë më tej koston e parasë, në mënyrë që të nxitet kreditimi.

Ndërkohë, kreditimi, ndonëse është gjallëruar muajt e fundit, sërish është rritur zero me bazë vjetore, sipas të dhënave të fundit të qershorit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028777837753296
array(1) { ["section"]=> string(74) "sistemi-bankar-peson-renie-fitimesh-gjate-6-mujorit-te-pare-te-vitit-48880" }