Sistemi elektronik, Tahiri: Jo vetëm gjoba, edhe burg për abuzuesit

Publikuar tek: politike, më 11:13 31-07-2015 Sistemi elektronik, Tahiri: Jo vetëm gjoba, edhe burg për abuzuesit

Sistemi i ri elektronik për mbrojtjen e pyjeve, i prezantuar ditën e sotme, ka për qëllim mbikqyrjen e sipërfaqeve pyjore me anë të kamerave, për të parandaluar çdo prerje të jashtëligjshme. Në fjalën e tij ministri i Brendshëm Tahiri tha se do të përforcojë masat ndëshkuese për prerësit e pyjeve, duke paralajmëruar se nuk do të ketë vetëm gjobë, por edhe ndëshkime penale.

“Prerja e pyjeve është një krim që vret të ardhmen e fëmijëve tanë, ndaj e konsiderojmë prioritet absolut. Ministritë tona dhe të gjitha institucionet do të ndajnë përgjegjesitë dhe do vënë para përgjegjësisë autorët e këtij krimi”, ka deklaruar Tahiri.

Ndërsa ministri i Mjedisit, Lefter Koka, në fjalën e tij ka kritikuar strukturat shtetërore përgjegjsë për neglizhencën e treguar sipas tij në ruajtjen e pyjeve.

“Për fat të keq, puna juaj ka lënë për të dëshiruar”, ka thënë Koka. Por, sipas tij, në muajt e fundit ka nisur një koordinim më i mirë i institucioneve, që do të mundësojë sipas tij ruajtjen e mjedisit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasadori Donald Lu takon Bashën, pas tij edhe Tahirin
Platforma për dekriminalizimin PD: Test droge për zyrtarët e lartë dhe verifikim me shenjat e gishtave »
Article Logic
Execution time: 0.046919107437134
array(1) { ["section"]=> string(70) "sistemi-elektronik-tahiri-jo-vetem-gjoba-edhe-burg-per-abuzuesit-17389" }