Situata dramatike në Korçë, revoltohet këngëtari: Ne shqiptarët jemi më të ndjeshëm kur ndodhin fatkeqësi në botë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:02 04-06-2019 Situata dramatike në Korçë, revoltohet këngëtari: Ne shqiptarët jemi më të ndjeshëm kur ndodhin fatkeqësi në botë

Prej ditesh situata në Korçë vijon të jetë dramatike, pasi pas lëkundjeve të forta të tërmeteve shumë shtëpi janë dëmtuar dhe banorët po qendrojnë në çadra.

Situata e rëndë ka irrituar këngëtarin e njohur korçar Stefi Prifti. Përmes rrjeteve sociale, këngëtari shprehet se shqiptarët janë shumë të ndjeshëm kur ndodhin fatkeqësi në botë, dhe ndryshe tregohen kur ndodhin në vendin e tyre.

"Ne shqiptarët jemi shumë të ndjeshëm kur ndodhin fatkeqesi natyrore në Europë, Amerikë dhe nepër botë, por cuditërisht kaq menefregistë dhe të pandjeshëm në këto tërmete -tragjedi natyrore, që kanë venë në vështirësi ekstreme shumë familje, femijë e të moshuar në krahinen e Korçës tonë!

Ku është solidariteti mbarë shqiptar për të ndihmuar zonën e Korçës dhe rrethinat e saj? Mesa kuptoj, ne jemi më të ndjeshëm me fatkeqesitë e të tjerëve, (nuk lëmë foto e flamuj pa nxjerrë...), se te shohim nje krahinë te vendit tone duke vuajtur!

Të pakten, jepini rendesinë e duhur shperndarjes se ketij fakti dhe thirrjes për ndihmë", ka shlruar këngëtari, teksa ka publikuar edhe një foto prekëse nga Korça.

download (1).jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025333166122437
array(1) { ["section"]=> string(118) "situata-dramatike-ne-korce-revoltohet-kengetari-ne-shqiptaret-jemi-me-te-ndjeshem-kur-ndodhin-fatkeqesi-ne-bote-166900" }