Situata e përmbytjeve, Rama mbledh komitetin e emergjencave dhe jep mesazhin e rëndësishëm

Publikuar tek: aktualitet, më 19:23 01-12-2017 Situata e përmbytjeve, Rama mbledh komitetin e emergjencave dhe jep mesazhin e rëndësishëm

Kryeministri Rama ka marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit të Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile ditën e sotme.

Duke folur në këtë mbledhje Rama u shpreh se deri tani situata është përballuar me sukses dhe për fat të mirë nuk ka pasur jetë të humbura.

Kreu i qeverisë Rama përgëzoi të gjithë sektorët shtetërore për punën e bërë deri më tani.

“Puna e bërë për të orgainzuar këtë situatë të pritshme për sa i përket informacioneve të marra nga institucionet që merren me këto paarshikime rezulton të jetë një punë e mirë dhe me rezultate pozitive, duke filluar nga puna e bërë nga ministrja Xhaçka, prefektët, ministri i Brendshëm, policia etj. Ku sigurisht është për t’u nënvizuar roli i ministrisë së energjisë dhe OSHEE e cila për fat të keq ka humbur jetën në krye të detyrës dhe unë dua t’i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit”,- u shpreh Rama gjatë mbledhjes. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022156953811646
array(1) { ["section"]=> string(96) "situata-e-permbytjeve-rama-mbledh-komitetin-e-emergjencave-dhe-jep-mesazhin-e-rendesishem-101565" }