Situata e rreshjeve, reagon PD dhe denoncon firmën që ndërtoi urën

Publikuar tek: politike, më 19:20 30-11-2017 Situata e rreshjeve, reagon PD dhe denoncon firmën që ndërtoi urën

Partia Demokratike ka reaguar pas situatës së rëndë të rreshjeve që kanë rënë ditën e sotme në të gjithë vendin.

Deputetja e PD në Vlorë, Nada Meçorapaj ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga rreshjet në Bashkinë e Selenicës

Në njoftimin e shpërndarë për medita, PD thotë se deputetja e Vlorës, Nada Meçorapaj po ndjek situatën nga përmbytjet në këtë qark.

“Situatë emergjente është në Bashkinë e Selenicës, ku rrezikon të shembet Ura e Gjormit. Shkak për shembjen e Urës është marrja pa kriter e inerteve prej firmës “Arifaj”, e cila po ndërton rrugën e Lumit të Vlorës. Në disa njësi të Bashkisë së Selenicës, në  Sevaster, Brat dhe një pjesë e Vllahinës mungon energjia elektrike që mbrëmjen e të mërkurës. Gjithashtu, ka shkarje dherash në disa rrugë që lidhin fshatrat, ndërsa aksi Velçë- Selenicë është i bllokuar.  Deputetja Nada Meçorapaj dhe Kryetari i Bashkisë Përparim Shameti i kërkojnë qeverisë qëndrore të ndërhyjë për normalizimin e situatës. Deri tani situata është përballuar nga mjetet e bashkisë, por nëse rreshjet vazhdojnë të jenë të dendura, siç janë parashikimet, situata bëhet e papërballushme”, citohet në njoftimin e PD shprëndarë për mediat. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0042581558227539
array(1) { ["section"]=> string(72) "situata-e-rreshjeve-reagon-pd-dhe-denoncon-firmen-qe-ndertoi-uren-101401" }