Situata kritike në Turqi, Çikalleshi diferencohet nga ngjarjet

Publikuar tek: sport, më 18:14 17-07-2016 Situata kritike në Turqi, Çikalleshi diferencohet nga ngjarjet

Para disa ditësh në Turqi pati një situatë kritike, teksa një grup ushtarakësh tentuan të bënin një grusht shteti për të rrëzuar qeverinë “Erdogan”.

Por kjo nuk u arrit pasi “puçistët” hasën në rezistencën e popullit turk, të cilët e kundërshtuan në çdo mënyrë të mundshme këtë situatë. Siç dihet në Turqi luan edhe sulmuesi i kombëtares kuqezi, Sokol Çikalleshi.

25­-vjeçari nga Kavaja luan për fanellën e İstanbul Başakşehir, ekip i Superligës Turke. Në një prononcim për newsport.al, bomberi kavajas nuk ka dashur të komentojë ngjarjet në shtetin turk, pasi ai nuk kishte dijeni. Çikalleshi së bashku me skuadrën po kryejnë një fazë përgatitore në Austri, ku këtë e ka pohuar edhe potenti i sulmit kuqezi.

“Unë jam në Austri me ekipin. Nuk e di se si ka qenë puna atje dhe nuk dua të komentoj në lidhje me atë që ndodhi!”, ka shkruar sulmuesi i përfaqësueses sonë. Theksojmë që ngjarjet në Turqi ishin shumë të rënda, dhe nëse fundi do të ishte ndryshe, nuk do të dihej edhe fati i shumë futbollistëve europianë që luajnë në Turqi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Intervista/ Paula Jaku, bukuroshja tregon pasionin për modën dhe futbollin ­
Harrojeni Messin, këtë verë gruaja e tij është në qendër të vëmendjes »
Article Logic
Execution time: 0.15094709396362
array(1) { ["section"]=> string(67) "situata-kritike-ne-turqi-cikalleshi-diferencohet-nga-ngjarjet-46893" }