Situata problematike e sigurisë së femrave në punë, Shqipëria ndër vendet me siguri më të ulët

Publikuar tek: ekonomi, më 13:37 11-07-2016 Situata problematike e sigurisë së femrave në punë, Shqipëria ndër vendet me siguri më të ulët

Sipas hartës së fundit të publikuar nga Organizata WomanStats, shqiptarët kanë nivel të ulët të sigurisë fizike kundrejt grave, duke u konsideruar kështu ndër shtetet më problematike në fushën e sigurisë femrave.

Nuk është studimi i parë që femrat vendosen në një pozicion jo të mirë krahas meshkujve, më parë të tjera studime kanë treguar diskriminim të femrave edhe në fushën e pronës, trashëgimisë, pagës, punësimit etj.
Sipas studimit, krahas Shqipërisë, në të njëjtin nivel renditen edhe vendet e tjera Ballkanike si Mali i Zi, Maqedonia. Ndërsa Kosova raportohet në nivelin më të ulët për sigurinë fizike, e cilësuar si në mungesë të plotë të sigurisë fizike.
Me tregues më të mirë në këtë studim duket se janë shtetet europiane si Francë, Spanjë, Portugali, Danimarkë, që konsiderohen fizikisht të sigurta. Nivel të moderuar shfaqin shtete të tjera europiane si Italia, Norvegjia, Britania, si dhe SHBA-të. Shtetet që kanë mungesë të theksuar sigurie fizike janë ato afrikane dhe aziatike.
Sipas raportit, dhuna ndaj grave përfshin aktet e dhunshme që janë kryesisht ose ekskluzivisht të kryera ndaj grave. Ndonjëherë konsiderohet si krim urrejtje, kjo lloj dhune prek një grup të veçantë si motiv kryesor. Përgjithësisht bazohet në gjini, që do të thotë se aktet e dhunës janë të përkushtuar ndaj grave, shprehimisht për shkak se janë gra.

harta_1234.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027801036834717
array(1) { ["section"]=> string(99) "situata-problematike-e-sigurise-se-femrave-ne-pune-shqiperia-nder-vendet-me-siguri-me-te-ulet-46202" }