Situatë alarmante në Shqipëri, INSTAT: Popullsia po plaket, këto janë katër arsyet

Publikuar tek: ekonomi, më 14:19 31-03-2017 Situatë alarmante në Shqipëri, INSTAT: Popullsia po plaket, këto janë katër arsyet

Shqipëria po shkon drejt plakjes. Alarmi është dhënë nga INSTAT, institucioni i cili përveç shifrave tregon edhe shkaqet që po e çojnë vendin drejt kësaj gjendje.

Instituti i Statistikave shkruan se në tremujorin e katërt të vitit 2016 janë regjistruar në total 8119 lindje, duke treguar një rënie prej 2.9 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Ndërkohë, numri i vdekjeve ka qenë 5782, që tregon një rritje prej 9.1% në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2015.

SHKAQET

INSTAT rendit disa shkaqe lidhur me këtë fenomen. Rënia e numrit të lindjeve është shkaku kryesor. Sipas INSTAT çiftet e reja ndihen të pasigurt për krijimin e familjeve të reja, për shkak të tregut të punës. Papunësia sipas tyre i pengon ata të lindin fëmijë dhe tu krijojnë kushtet e duhura.

Një tjetër shkak është se të rinjtë po emigrojnë gjithnjë e më shumë në vende të tjera, sërish për motive ekonomike, ndëra një tjetër motiv lidhet edhe me rritjen e numrit të vdekshmërive. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023697137832642
array(1) { ["section"]=> string(85) "situate-alarmante-ne-shqiperi-instat-popullsia-po-plaket-keto-jane-kater-arsyet-73706" }