Situatë bllokuese në burgje, në Rrogozhinë s’ka patur votime dhe në Shën Koll 3 orë bllokim

Publikuar tek: politike, më 16:33 21-06-2015 Situatë bllokuese në burgje, në Rrogozhinë s’ka patur votime dhe në Shën Koll 3 orë bllokim

Situatë bllokuese në burgje. Në burgun e Rrogozhinës të dënuarit nuk kanë votuar fare, ndërkohë që qendra e votimit të burgut të Shënkollit ka 3 orë që është e bllokuar për votuesit. 

Të burgosurit e burgut të Rrogozhinës nuk kanë mundur të votojnë pasi aty nuk është duke u zhvilluar një proces i tillë.

Shkak për këtë raportohet se janë bërë komisionerët e PD-së të cilët nuk janë paraqitur në qendrën e votimit por ende nuk dihen arsyet se pse ata kanë refuzuar të shkojnë. Lajmin për mungesën e zhvillimit të një procesi zgjedhor në burgun e Rrogozhinës e konfirmon edhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.

Përfaqësuesi i PD-së në KQZ dhe anëtari i KQZ janë duke debatuar në lidhje me një shkarkim të mundshëm të komisionerëve.

 

DEBATI I PLOTE NE KQZ

Kaso: Nuk I lë drejtori I burgut të Rrogozhinën ngrenë qendrën e posaçme. KZAZ pa telefon, nga e merrni informacionin? Ne informacionin e kemi

Biba: Në rrogozhinë nuk zhvillohen votime sepse KZAZ nuk ka çuar fare material.

Kaso: Po nëse nuk I ka materialet, si I bëhet

Luzi: Ndjekje penale dhe shpërdorim detyre për komisionin zonal

Kaso: E çfarë do bëni?

Luzi: Edhe në 2 të natës të punojë

Kaso:Nëse ju merrni vendime në 2 të natës që 700 persona

Kaso: Ka një arsye pse materialet përgatiten përpara

Luzi: Propozoj shkarkimin dhe ndjekjen penale

Kaso: Vetëm ata të katërt të PD, mos përfshini të tjerët 

Gjoncaj: KQZ të urdhërojë dërgimin e fletëve të votimit

Kaso: I kanë çuar bazën materiale që në orën 12. Ore kallëzimin bëjini të plotë po shihni kush e ka shkelur ligjin.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD denoncon: Dako u thotë komisionerëve "Ju po luani me jetën time, unë do merrem me tuajat". Dako: Gënjeshtra
Ç’po ndodh në kampin e maxhorancës? Deklarata të shpeshta për votim dhe…pjesmarrja e ulët »
Article Logic
Execution time: 0.02278995513916
array(1) { ["section"]=> string(96) "situate-bllokuese-ne-burgje-ne-rrogozhine-s-ka-patur-votime-dhe-ne-shen-koll-3-ore-bllokim-14238" }