Situatë e jashtëzakonshme në të gjithë vendin, përmbytje, evakuime banorësh, e rrugë të bllokuara, çfarë ka ndodhur gjatë natës

Publikuar tek: aktualitet, më 07:38 01-12-2017 Situatë e jashtëzakonshme në të gjithë vendin, përmbytje, evakuime banorësh, e rrugë të bllokuara, çfarë ka ndodhur gjatë natës ilustruese

Shirat intensivë vazhdojnë të shkaktojnë probleme duke sjellë përmbytjen e zonave të banuara.

Që prej orëve të mbrëmjes së djeshme probleme të mëdha u evidentuan në autostradën Tiranë –Durrës.

Forcat e Emergjencave Civile ndërhynë duke tërhequr ujin me pompë, me qëllim shmangjen nga përmbytjet, ndërsa mbi 40 automjete u mbuluan nga uji.  

Aktualisht, autostrada Tiranë-Durrës qarkullohet, por me vështirësi, ndërsa në kahun Durrës-Tiranë qarkullimi është i pamundur prej bllokimit.

Ndërkohë, aksi Ndroq -Durrës është i kalueshëm.

Situata në Vlorë është po ashtu problematike. Sipas shtabit të emergjencave lumi Vjosë është në gjendje kritike. Gjatë orëve të natës është shembur një masiv dheu në aksin Vlorë-Orikum, duke shkaktuar bllokimin e rrugës. Po ashtu, uji ka arritur në kuotat maksimale në urën e Mifolit, që lidh Fierin me Vlorën.  

Në Fushë-Mamurras është shembur ura e Drojës, ndërsa është bllokuar lëvizja në aksin Laç-Fushë-Krujë. Në këtë të fundit gjatë natës dhjetëra fshatra janë përmbytur dhe kanë mbi 10 orë pa energji elektrike.  

Edhe në aksin Lozhan-Moglicë rruga është e pakalueshme si shkak i rrëshqitjes së gurëve, ndërsa fusha e Maliqit mbetet më e rrezikuara nga përmbytjet. 

Në Poliçan, në afërsi të fshatit Plizë ështëe shembur ura e zonës. 

Aksi rrugor Gjirokastër-Kakavijë është bllokuar po ashtu prej rrëshqitjes së dherave. 

Në total, gjatë mbrëmjes janë angazhuar rreth 500 efektivë të Forcave të Armatosura dhe kanë evakuuar rreth 300 persona. 

Më shumë në këtë kategori: « Përmbytjet gjatë natës, shembet ura në Mamurras, lumi kërcënon dhjetëra shtëpi
Situata pritet të rëndohet, Ministria e Brendshme jep udhëzime për të gjithë qytetarët dhe masat që duhet të marrin për të përballuar përmbytjet »
Article Logic
Execution time: 0.0034768581390381
array(1) { ["section"]=> string(130) "situate-e-jashtezakonshme-ne-te-gjithe-vendin-permbytje-evakuime-banoresh-e-rruge-te-bllokuara-cfare-ka-ndodhur-gjate-nates-101456" }