Skadon mandati i Llallës, Ulsi Manja: Kryeprokurori i ri i përkohshëm

Publikuar tek: aktualitet, më 12:01 07-12-2017 Skadon mandati i Llallës, Ulsi Manja: Kryeprokurori i ri i përkohshëm

Mandati i Adriatik Llallës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme ka skaduar. Për këtë është mbledhur sot komisoni i Ligjeve. Ulsi Manja, kreu i këtij komisioni ka komunikuar se propozon të vendoset një prokuror i përgjithshëm i përkohshëm deri në krijimin e KLP (Këshilli i Lartë i Prokurorisë).

"Meqë prokurori në detyrë, është emëruar në këtë detyrë për 5 vjet pas dekretit të presidentit dhe dhënies së dekretit të presidentit përfundon sot, përderisa këshilli i lartë i prokurorit nuk është krijuar ende, dukeqenë se prokurori i ri nuk mund të zgjidhet në zbatim të drejtpërdrejtë të kushtetutës, duke vlerësuar problematikën që paraqet krijimi i vendit vakant i prokurorit të përgjithshëm, është në detyrimin e Kuvendit për të përmbushur misionin e tij, në këtë fazë të caktojë një nga prokurorët më me shumë eksperiencë në krye të prokurorisë së përgjithshme", tha Manja.

Më shumë nga fjala e Ulsi Manjës:

Kjo situatë lidhet me përfundimin e mandatit normal 5-vjeçar, jemi saktësisht në situatën e krijuar dhe bën të mundur zbatimin e dispozitave kalimtare, kjo fton kuvendin për të zbatuar kushtetutën dhe ligjin.

Lidhur me shumicën e nevojshme për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm,  komisioni ia ka lënë këtë vendimmarje Kuvendit, sipas nenit 78 Kuvendi vendos me shumicën e votave në prani të më shumë se gjysmës së tij. 

Për sa më sipër meqë prokurori në detyrë, është emëruar në këtë detyrë për 5 vjet pas dekretit të presidentit dhe dhënies së dekretit të presidentit përfundon sot, përderisa këshilli i lartë i prokurorit nuk është krijuar ende, dukeqenë se prokurori i ri nuk mund të zgjidhet në zbatim të drejtpërdrejtë të kushtetutës, duke vlerësuar problematikën që paraqet krijimi i vendit vakant i prokurorit të përgjithshëm, është në detyrimin e Kuvendit për të përmbushur misionin e tij, në këtë fazë të caktojë një nga prokurorët më me shumë eksperiencë në krye të prokurorisë së përgjithshme.

Komisioni i Ligjeve sot në këtë mbledhje me vendim, do të vendosë çeljen e procedurave për miratimin, përcaktimin e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm në nenin 109. Relator është kolegu Çuçi. Nga kymoment e deklaroj të hapur diskutimin”, tha Ulsi Manja.

Më shumë në këtë kategori: « Aksidentohet fëmija 6 vjeç, arrestohet në flagrancë i riu me “Smart” (EMRI)
Kryeprokurori i përkohshëm, revoltohet PD: Një gjë e pazakontë po ndodh! Paralajmëron hapur: Nëse e bëni këtë sot... »
Article Logic
Execution time: 0.031646966934204
array(1) { ["section"]=> string(74) "skadon-mandati-i-llalles-ulsi-manja-kryeprokurori-i-ri-i-perkohshem-102272" }