SKANDAL, aktorja denoncon LIVE: Hervin Çuli ma tha personalisht, 'Sa të jem unë këtu s’ke punë në teatër'. Vetëm se shpreha mendimin tim

Publikuar tek: kulture-art, më 21:53 09-02-2018 SKANDAL, aktorja denoncon LIVE: Hervin Çuli ma tha personalisht, 'Sa të jem unë këtu s’ke punë në teatër'. Vetëm se shpreha mendimin tim

Aktorja Anila Bisha ka denoncuar live drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çulin, se nuk e lejon të jetë aktore në teatër, vetëm se ka shprehur mendimin e saj. 

E ftuar në “Zonë e Lirë”, bashkë me aktorët Arben Derhemi, Gentian Zenelaj, Ema Andrea etj është shprehur e revoltuar për faktin se ka shprehur mendimin e saj në media për mënyrën si funksionon Teatri Kombëtar, dhe se për këtë arsye i kanë ndërprerë aktivitetin.

Sakaq, aktorja shprehet se Çuli e ka kërcënuar: "Sa të jem unë këtu, s'ke punë në teatër”.

Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli ka qënë shpesh nën akuza të tilla. Kujtojmë rastin kur ofendoi aktorin Robert Ndrenika.

Çuli ka ofenduar publikisht aktorin e mirënjohur, por pas kësaj të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale e kanë kritikuar dhe sulmuar ashpër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tiranë: Grabitet nën kërcënimin e thikës karburanti, merret…
Gjimnazisti terrorizon klasën në Tiranë, çfarë kishte marrë me vete në çantën e librave »
Article Logic
Execution time: 0.023494958877563
array(1) { ["section"]=> string(137) "skandal-aktorja-denoncon-live-hervin-culi-ma-tha-personalisht-sa-te-jem-une-ketu-s-ke-pune-ne-teater-vetem-se-shpreha-mendimin-tim-109765" }