Skandal/ Arrestohet presidenti i Federatës së Futbollit, akuzohet për korrupsion, falsifikim dhe mashtrim

Publikuar tek: sport, më 12:47 18-07-2017 Skandal/ Arrestohet presidenti i Federatës së Futbollit, akuzohet për korrupsion, falsifikim dhe mashtrim

Ditën e sotme mësohet se, Angel Maria Villar, presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës është arrestuar.

Operacioni u zhvillua nga Njësia Qendrore Operative (UCO), e cila prej disa ditësh kishte nën vëzhgim numrin një të Federatës të Futbollit të Spanjës. Akuzat që rëndojnë mbi Villar dhe djalin e tij janë, korrupsioni, falsifikimi dhe mashtrim. 67-vjeçari nuk do ta ketë aspak të lehtë të dalë nga kjo histori, pasi dihet se në Spanjë dënimi në rast se provat rezulojnë të jenë të sakta, është maksimal.

Ende nuk dihet se çfarë masash do të merren për 67-vjeçarin dhe djalin e tij, ndërkohë që deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga institucioni i Federatës së Futbollit Spanjoll.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Bomba”, Neymar kërkon largmin nga Barcelona, ja ku mund të shkojë
E bujshme, Neymar lë Barçën dhe transferohet në kryeqytetin francez »
Article Logic
Execution time: 0.012809991836548
array(1) { ["section"]=> string(108) "skandal-arrestohet-presidenti-i-federates-se-futbollit-akuzohet-per-korrupsion-falsifikim-dhe-mashtrim-86538" }