SKANDAL/ Bie ansambli, Ministria e Kulturës heq nga lista 239 monumente të kategorisë së dytë në Gjirokastër

Publikuar tek: kulture-art, më 10:02 03-02-2017 SKANDAL/ Bie ansambli, Ministria e Kulturës heq nga lista 239 monumente të kategorisë së dytë në Gjirokastër

Ministria e Kulturës heq nga lista 239 monumente të kategorisë së dytë në Gjirokastër duke shkatërruar kështu ansamblin e Gjirokastrës e reduktuar pasurinë botërore. Një skandal i Ministrisë së Kulturës, ku në listën e UNESCO-s Gjirokastra është me 560 monumente kulture të kategorisë së dytë.

 Frika e specialistëve për monumentet në Gjirokastër u bë realitet, sot rreth 43 përqind e tyre janë hequr nga lista. Mungesë investimesh, pa mirëmbajtje dhe restaurime, rrënimi i ansamblit historik erdhi nga vetë Ministria e Kulturës. Krahasimi që bëhet mes listës së monumenteve që janë në UNESCO për Gjirokastrën dhe listës së Institutit të Monumenteve të Kulturës tregon qartë shkatërrimin që i ka bërë Ministria e Kulturës, qytetit i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 2005, shkruan Julia Vrapi e sot.com.

Në listën e monumenteve të kategorisë së dytë sot janë vetëm 321, pjesën tjetër duket se ministria e ka hequr nga lista për të shmangur përgjegjësitë për mbrojtjen e tyre. Monumentet e kulturës së kategorisë së dytë janë objekte, që ruajnë karakteristikat kryesore të banesave në Gjirokastër. Sipas specialistëve të trashëgimisë kulturore janë ndërtime të dorës së parë për ruajtjen e ansamblit të Gjirokastrës, për të cilën është shpallur në 2005 dhe pasuri botërore nga UNESCO, por mirëmbajtja për këto objekte ka munguar, ku janë dhe studimet e viteve 2014-2015, që tregojnë për gjendjen kritike të banesave monumente kulture kategoria e dytë. Një Ministri Kulture, e cila gati çdo ditë vetëm flet për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore, por duket se ka shkatërruar në vend që ti mbrojë. Nuk kuptohet qartë pse hiqen monumente të kulturës të kategorisë së dytë në Gjirokastër, ku vizioni i ministrisë redukton pasurinë botërore dhe në të njëjtën kohë shpall si qendër historike Përmetin? Në Ditën e Trashëgimisë Kulturore, më 29 shtator 2013, Ministria e Kulturës përuroi ëebsite-n “www.shpetothesarin.com”, ku mund të denoncohej online çfarëdolloj dëmtimi dhe rrënimi që i bëhet monumenteve të kulturës. Nëse do të donim të ankoheshim për këtë rrënim dhe humbje të këtij thesari të madh të trashëgimisë sonë kulturore, e para gjë që të vjen në mendje është raportimi te ëeb site "shpetothesarin.com" që ministrja Mirela Kumbaro me shumë bujë në nisjen e mandatit të saj e prezantoi, por sot është për shitje.

Ministria e Kulturës që duhet të mbrojë Gjirokastrën e rrënon dhe heq nga lista 239 monumente të kategorisë së dytë, duke prezantuar mjerimin e saj me vizionet dhe politikat që ndjek. Në listat e UNESCO-s janë 560 dhe sot kategoria e dytë sipas IMK është 321 monumente. Nga lagjia Palorto janë hequr 43 monumente të kategorisë së dytë, 66 janë hequr në Varosh, nga lagjia Hazmurat dhe Meçite hiqen 22 monumente të kategorisë së dytë, nga Partizani janë hequr 27 monumente të kategorisë së dytë, në Dunavat 28 monumente të kategorisë së dytë, në Manalat janë hequr 17 monumente të kategorisë së dytë, Cfaka nuk figuron në listën e UNESCO-s, ndërsa nga Pazari i Vjetër janë hequr 36 monumente të kategorisë së dytë. Ky është shkatërrimi që Ministria e Kulturës i ka bërë Gjirokastrës, ku nuk janë dëgjuar zërat e specialistëve të fushës së trashëgimisë, që herë pas here kërkonin vëmendje për monumentet e kulturës. Problemet ligjore, teknike dhe profesionale tashmë janë pohuar prej kohësh, por më tepër është folur se sa është menduar për projekte konkrete për shpëtimin e thesareve të trashëgimisë kulturore. Shkatërrime dhe denoncime për dëmtimin e monumenteve të kulturës nuk mungojnë, ndërkohë që Ministria e Kulturës me shumë po mendon promovimet. Po në këtë frymë janë hequr nga lista dhe tre banesa të kategorisë së dytë për By-pass e Gjirokastrës. Tre banesa të kategorisë së dytë KKR i rishpall monumente të kulturës në maj të 2016, po KKR merr vendim për ti hequr në tetor, ndërsa ministria i heq përfundimisht në dhjetor. Gjirokastra e lënë në mjerim, pa investimet e duhura, pa mirëmbajtje dhe restaurime të monumenteve, ky është prezantimi që bën sot Ministria e Kulturës për punën e saj në trashëgiminë kulturore.

*LAJM ESHTE PERDITESUAR- LEXO EDHE: Heqja nga lista e 239 monumenteve të kategorisë së dytë në Gjirokastër, reagon Instituti i Monumenteve të Kulturës: S'ka asgjë të vërtetë

s.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Shtëpia e Flamurit" drejt përfundimit, në verë çel dyert për vizitorët vendas dhe të huaj
Heqja nga lista e 239 monumenteve të kategorisë së dytë në Gjirokastër, reagon Instituti i Monumenteve të Kulturës: S'ka asgjë të vërtetë »
Article Logic
Execution time: 0.020993947982788
array(1) { ["section"]=> string(112) "skandal-bie-ansambli-ministria-e-kultures-heq-nga-lista-239-monumente-te-kategorise-se-dyte-ne-gjirokaster-67582" }