Skandal, firmë e falsifikuar, te Kukësi rrezikojnë burgun

Publikuar tek: sport, më 10:18 04-09-2017 Skandal, firmë e falsifikuar, te Kukësi rrezikojnë burgun

Një skandal i madh mund të plasë në Shqipëri në lidhje me çështjen e ish-futbollistit të Kukësit, Izair Emini.

Ky i fundit arriti të fitonte gjyqin në FIFA kundër kampionëve, pasi institucioni më i lartë i futbollit hodhi poshtë pretendimet e verilindorëve se tetovari ishte ende nën kontratë me ta.

Tashmë te Kukësi kanë përgatitur dosjen për të apeluar vendimin e FIFA-s pasi theksojnë që Emini ka firmosur në datë 19 korrik dhe më pas është larguar.

Ndërsa sipas Panorama Sport, sulmuesi shprehet i habitur dhe ka deklaruar se do të kërkojë vërtetësinë e kësaj firme të hedhur.

Nëse provohet se është fallso, atëherë personat përgjegjës janë të detyruar të japin shpjegime para drejtësisë dhe për futbollin shqiptar kjo do të ishte një njollë e madhe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Stadiumi me kushte skandaloze ku nesër do luhet Maqedoni - Shqipëri (Foto)
Ndeshja e Kosovës me Finlandën në “Loro Boriçi”, Policia publikon masat e sigurisë »
Article Logic
Execution time: 0.089252948760986
array(1) { ["section"]=> string(61) "skandal-firme-e-falsifikuar-te-kukesi-rrezikojne-burgun-91092" }