Skandal i ri në Shërbimin Sekret të SHBA

Publikuar tek: bota, më 18:16 12-03-2015 Skandal i ri në Shërbimin Sekret të SHBA

Dy agjentë të Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara ndodhen nën hetim, për shkak se  në gjendje të dehur u përplasën me pengesat e sigurisë në Shtëpinë e Bardhë.

Ngjarja është publikuar dje në një artikull të gazetës “The Washington Post”, ku thuhet se policia e Uashingtonit dhe oficerë të shërbimit sekret po zhvillonin hetime lidhur me zbulimin e një pakete të dyshimtë pranë Shtëpisë së Bardhë, kur punonjësit e shërbimit sekret u përplasën me makinën e tyre tek pengesa e sigurisë.

Oficerët e policisë në vendin e ngjarjes kanë kërkuar arrestimin agjentëve të sigurisë, por një shef i policisë urdhëroi që ata të liroheshin.

Njëri prej agjentëve u identifikua si njëri prej komandantëve të personelit të sigurisë të Presidentit Barack Obama, ndërsa hetimi është duke u zhvilluar nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, që mbikqyr Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuara.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019650936126709
array(1) { ["section"]=> string(45) "skandal-i-ri-ne-sherbimin-sekret-te-shba-5721" }