Skandal/ Këshilltari i Presidentit Nishani: E çfarë është Merkel? Një yll i shuar politik, Basha shumë mirë që s’e takoi

Publikuar tek: politike, më 08:48 10-07-2015 Skandal/ Këshilltari i Presidentit Nishani: E çfarë është Merkel? Një yll i shuar politik, Basha shumë mirë që s’e takoi Faksimile e faqes se Presidences ku Ndriçim Kulla eshte keshilltar

Skandalet politike nuk kanë të sosur në këtë vend. Këshilltari i Presidentit Bujar Nishani, Ndriçim Kulla, që merr rrogën në Presidencë nga buxheti i shtetit dhe këshillon presidentin për çështjet e kulturës, ka marrë guximin të japë vlerësimin e tij për kancelaren gjermane Angela Merkel. 

Në një gjuhë të ashpër, deri diku fyese, këshilltari i presidentit Nishani, Ndriçim Kulla, thotë në një shkrim botuar te gazeta Mapo se Angela Merkel është një yll që po shuhet. Këshilltari i presidentit, dashje pa dashje, vë në dyshim marrëdhëniet e presidentit të Shqipërisë me Qeverinë Federale Gjermane.

Ja çfarë shkruan Kulla në editorialin e tij:

“Merkel është një yll i madh i politikës europiane, por është një yll në shuarje e sipër, për shkak se afati i saj po përfundon. Në 2017-n Merkel do të jetë i yll i shuar politik. Çdo yll që shuhet jep shenja për këtë dhe kështu ndodh edhe me yllin politik të Merkelit. Një nga këto shenja është që kryetari i opozitës nuk i kërkon takim gjatë vizitës së saj në Shqipëri. Për Bashën, i cili është e ardhmja e politikës shqiptare, si lider i opozitës që pret të vijë në pushtet, Merkel është natyrshëm e shkuara e politikës europiane, sado e madhe që është zonja Merkel”,  shkruan këshilltari i Nishanit 48 orë pasi Nishani e takoi Merkelin dhe e vleresoi lart atë dhe figurën e saj.

Dhe logjika e këshilltarit të Presidentit për takimin e munguar të Bashës me Merkel vazhdon:

“Në këtë rast ishte Basha ai që mund të kishte lobuar në Berlin për të siguruar një takim me zonjën Merkel në Tiranë. Nëse Basha do ta kishte bërë këtë gjë, me siguri që do t’i ishte mundësuar një takim i tillë. Por Basha nuk loboi për këtë dhe bëri mirë. Se zonja Merkel, me gjithë fuqinë që ka, është një kancelare karriera e së cilës merr fund pas dy vjetësh, pas 12 vjetëve pa ndërprerje në detyrën e kancelares. Në 2017 mbahen zgjedhjet parlamentare në Gjermani dhe në Shqipëri. Merkel ka thënë se cilido që të jetë rezultati i këtyre zgjedhjeve, ajo nuk do të jetë kancelare e Gjermanisë për një mandat të ri. Pra zonja Merkel e mbyll karrierën si kancelare dhe madje edhe si politikane, me mbylljen e kësaj legjislature të Bundestagut gjerman” shkruan këshilltari i Presidentit Bujar Nishani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Martin Schulz viziton Shqipërinë më 14 korrik
Vuçiç kapet në ''Twitter'' me Ramën:"Do vijmë pa dron e do fitojmë!" Rama: "S'ke asgjë në dorë!" »
Article Logic
Execution time: 0.014729976654053
array(1) { ["section"]=> string(122) "skandal-keshilltari-i-presidentit-nishani-e-cfare-eshte-merkel-nje-yll-i-shuar-politik-basha-shume-mire-qe-s-e-takoi-15780" }