SKANDAL NË FIER! Kompania merr 4.8 mln euro pagesa nga qeveria pa nisur investimin

Publikuar tek: ekonomi, më 13:48 14-11-2017 SKANDAL NË FIER! Kompania merr 4.8 mln euro pagesa nga qeveria pa nisur investimin

Nga 11 nëntori i vitit të kaluar deri në shtator të këtij viti, kompania Integrated Technology Waste Treatment Fier, që ka të drejtën e koncesionit për trajtimin e mbetjeve në Qarkun e Fierit, ka përfituar 4.8 milionë euro pagesa nga buxheti i shtetit, edhe pse problemi i tokës ku do të zhvillohet investimi ende nuk është zgjidhur e për pasojë, investimi nuk ka nisur.

Kompania kaloi një kalvar konfliktesh me komunitetin në Qarkun e Fierit, të cilët me protesta agresive nuk lejuan ndërtimin e impiantit në vendin që ishte planifikuar fillimisht në Mbrostar.

Avancimi i punimeve në lidhje me impiantin që do të përpunojë mbetjet nëpërmjet metodës së djegies me incinerator u pengua edhe për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme të këtij viti. Për kreditë elektorale, funksionarët lokalë të Fierit premtuan se projekti për mbetjet mund të pezullohej, ndërkohë kompania është në kërkim të një vendi ku mund të zhvillojë investimin.

Por nga ana tjetër, qeveria e ka nënshkruar një kontratë me kompaninë Integrated Technology Waste Treatment,  e cila ka 70 për qind të aksioneve, ndërsa pjesën tjetër prej 30%  e ka Ndërtim Montimi Patos. Kontrata nuk është publike.

Integrated Technology Waste Treatment në 10 muajt e fundit mori 663 milionë lekë financime ose 4.8 milionë euro. Gjithsej janë bërë 11 pagesa dhe e fundit është alokuar më 7 shtator 2017, sipas të dhënave nga sistemi online i pagesave të Buxhetit të Shtetit, shkruan revista ekonomike Monitor.

Gjatë vitit që vjen, qeveria ka programuar të financojë Integrated Technology Waste Treatment Fier edhe me 660 milionë lekë të tjera, teksa problemi i tokës ku do të bëhet investimi ende nuk është zgjidhur.

Ekspertët e mjedisit janë duke hedhur alarmin se po krijohen mbiinvestime në ndërtimin e impianteve të përpunimit të mbetjeve me incinerator. Ndërkohë funksionimi i tyre është me kosto të larta në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve.

Së pari, këto impiante emetojnë CO2 në mjedis më nivel më të lartë se aktiviteteve të tjera. Por përpunimi nëpërmjet djegies me incineritim krijon mbetje të rrezikshme që nuk kalojnë për trajtim të mëtejshëm dhe depozitimi i tyre është rrezik. 

skanda.png

Cili nga këto universitete është më i miri dhe cili është më i shtrenjti?

Universiteti i New York-ut në Tiranë
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Luarasi"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Privat "Albanian University"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Akademia e Filmit dhe Multimedias "Marubi"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Shkolla e lartë universitare, jopublike, "Universiteti "Marin Barleti""
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Qiriazi"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Europian i Tiranës
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti "Aldent"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "WISDOM"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Polis
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti "EPOKA"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Shkolla e Larte "Nehemia"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti "Mesdhetar i Shqipërisë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Profesional Privat, "Ivoclar Vivadent & Partners"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Pavarësia Vlorë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "LOGOS"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Shkolla private e arsimit të lartë, "Universiteti Metropolitan Tirana"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Tirana Business University College
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Bedër"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "I Biznesit"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "REALD"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Instituti Kanadez i Teknologjisë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Profesional i Tiranës
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
EPITECH ALBANIA
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Tirana Esthetics and Style School
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tabaku ia numëron një më një socialistëve: Këto janë 10 defektet e buxhetit 2018
»
Article Logic
Execution time: 0.02226996421814
array(1) { ["section"]=> string(87) "skandal-ne-fier-kompania-merr-4-8-mln-euro-pagesa-nga-qeveria-pa-nisur-investimin-99508" }