Skandal në futbollin italian, kapiteni i skuadrës së serie A kapet me doping

Publikuar tek: sport, më 19:52 22-09-2017 Skandal në futbollin italian, kapiteni i skuadrës së serie A kapet me doping

Futbolli italian rrezikon të përfshihet nga një skandal i vërtetë, pasi kapiteni i skuadrës së Beneventos, Fabio Luçioni është kapur me doping.

Mediat italiane raportojnë se në përfundim të ndeshjes Torino-Benevento që përfundoi me rezultatin 1 me 0, Luçioni rezultoi pozitiv ne testin e Doping.

Sipas “Sky Sport”, Luçioni ka rezultuar pozitiv me substancën e ndaluar që quhet “Clostebol”. Kapiteni i Beneventos pritej të ishte në fushë këtë fundjavë në sfidën kundër Crotone-s të dielën, por për shkak se rezultoi pozitiv në doping ai do të mungojë, që do të ndikojë shumë në lojën e skuadrës që ende nuk ka marrë pikë 5 javët e para të serie A.

Tek kjo skuadër luan dhe mesfushori i kombëtares shqiptare Ledian Memushaj. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020825147628784
array(1) { ["section"]=> string(81) "skandal-ne-futbollin-italian-kapiteni-i-skuadres-se-serie-a-kapet-me-doping-93325" }