Skandal në një restorant te Syri i Kaltër, pushuesit paguajnë 100 mijë lekë faturë dhe përballen me presionin e pronarit

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:24 23-08-2017 Skandal në një restorant te Syri i Kaltër, pushuesit paguajnë 100 mijë lekë faturë dhe përballen me presionin e pronarit

Një familje nga Vlora është gjendur në “hall të madh” kur pasi ka paguar 100 mijë lekë të vjetra në restorantin “Blu Eye” tek “Syri i Kaltër” në Sarandë dhe ka kërkuar kuponin tatimor, është përballur me presionin e pronarit të lokalit, siç pretendojnë familjarët në email-in e sjellë në newsbomb.al.

“Eshtë një rast skandaloz. Ne kërkuam kuponin tatimor dhe u thamë: a funksionon shteti këtu? Na thanë se kasa ishte e prishur për momentin. Por në kohën që ne donim të merrnim policinë, ai që na u prezantua si pronari na tha: Do ikni me të mirë apo doni të flasim ndryshe”, shkruan qytetarja në adresën e newsbomb.al, ndërsa thotë se gjithë rastin e ka denoncuar te Ministria e Financave dhe të zyra e ankesave të kryeministri Edi Rama.

   

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029124975204468
array(1) { ["section"]=> string(125) "skandal-ne-nje-restorant-te-syri-i-kalter-pushuesit-paguajne-100-mije-leke-fature-dhe-perballen-me-presionin-e-pronarit-89896" }