Skandal, shkolla kthehet në lokal ku bëhen ceremonitë mortore e dasmat

Publikuar tek: aktualitet, më 23:16 11-02-2019 Skandal, shkolla kthehet në lokal ku bëhen ceremonitë mortore e dasmat

Në Shkollën e Mesme të Bashkuar, në Gjergjovinë të Gramshit, shkurtohen orët e mësimit sa herë ka ceremoni mortore ose dasma në fshat. Drekat dhe darkat shtrohet në ambientet e brendshme të shkollës, duke u mohuar mësimin nxënësve.

Drejtoresha e shkollës urdhëron shkurtimin e orëve të mësimit, duke i kthyer ambientet e shkollës në lokal për zhvillimin e ceremonive mortore dhe dasmave. Gjithçka ka ndodhur me nismën e saj, duke mos marrë leje as në Zyrën Arsimore të Gramshit.

Pas denoncimit të faktit, Zyra Arsimore e Gramshit ngriti menjëherë komision për të marrë masa ndaj drejtoreshës.

“Fiks Fare”, pas denoncimit të rastit nga banorët e fshatit, të cilët dërguan edhe një video nga ceremonia e fundit mortore e zhvilluar në shkollë, udhëtoi pikërisht në fshatin Gjergjovinë, për të vërtetuar pamjet që kishin mbërritur në redaksi.

Gazetarët kontaktuan fillimisht me nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar, të cilët në bisedë me ta kanë treguar se ditën e zhvillimit të ceremonisë mortore të njërit prej banorëve të zonës, që kishte ndërruar jetë para një jave, ishin shkurtuar orët e mësimit për t’u zhvilluar në ambientet e shkollës dreka e vakisë.

Këtë vendim e kishte marrë drejtoresha e shkollës, për të kryer më pas edhe ritet mortore.

Po kështu, janë banorët e fshatit Gjergjovinë, të cilët tregojnë se “jo vetëm para një jave, por në shumicën e rasteve, ceremonitë mortore zhvillohen në ambientet e shkollës”. Gjithashtu, sipas banorëve, në këtë shkollë zhvillohen edhe dasma, e sipas tyre kjo është një traditë e hershme e fshatit.

Drejtoresha e shkollës, në ballafaqimin me gazetarët pranoi se ka dhënë leje për këtë ceremoni, e po ashtu ajo thotë se e di që është shkelje.

“Është traditë prej kohësh që në këtë shkollë bëhen ceremoni të tilla. Unë dhashë leje, e di që bëra shkelje, por përgjegjësi i ZA-së më tha që të vendos unë, pasi e mora në telefon dhe e pyeta”, u shpreh drejtoresha e shkollës.

Të kundërtën iu tha gazetarëve përgjegjësi i ZA-së së Gramshit. Ai mohoi atë që tha drejtoresha e shkollës. “Nuk i kam dhënë leje, i kam thënë është e ndaluar. Kjo që ka bërë është shkelje e rëndë. Është skandal”, thotë përgjegjësi i ZA-së së Gramshit.

Ndërkohë, ai tha për gazetarët e “Fiksit” se do të ngrihet menjëherë një komision vlerësimi për drejtoreshën dhe do të nisë marrja e masave administrative.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018411874771118
array(1) { ["section"]=> string(76) "skandal-shkolla-kthehet-ne-lokal-ku-behen-ceremonite-mortore-e-dasmat-152435" }