SKANDAL/ Urdhri i Sandër LLESHIT: Hiqni nga shërbimi policët barkderra (ZBULOHET DOKUMENTI)

Publikuar tek: politike, më 12:57 09-11-2018 SKANDAL/ Urdhri i Sandër LLESHIT: Hiqni nga shërbimi policët barkderra (ZBULOHET DOKUMENTI)

Kanë kaluar 3 ditë nga emërimi në detyrë i Sandër Lleshit si zv/ministër i Brendshëm. Po atë ditë, Lleshi dha urdhërat e para për punonjësit e institucionit që drejton, por edhe të policisë.

 Newsbomb.al ka siguruar një dokument me 19 pika, i hartuar me porosi të zv/ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi. Në këtë dokument, nga drejtuesit e policisë kërkohet që të zbatohen me rigorozitet kërkesat e zv/ministrit Lleshi.

Ndër porositë që të bien në sy, është pika numër 8 e këtij dokumenti të siguruar nga Newsbomb.al.

Aty kërkohet që punonjësit e policisë të cilët janë mbipeshë, të mos lihen me detyrë shërbimi në ambiente të dukshme. Punonjësit mbi peshë, në këtë dokument me porosi të Sandër Lleshit, etiketohen ndryshe si “bark derra”. Një epitet aspak etik dhe një dokument jo profesional i policisë dhe ministrisë, që përdor terma ofenduese ndaj punonjësve të vet.

Dokumente të tilla me fjalë skandaloze e denigruese ndaj punonjësve të policisë, qarkullojnë nëpër ambientet e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme. Megjithatë, newsbomb.al mëson gjithashtu se ky dokument me këto porosi është kthyer mbrapsht./newsbomb.al

45654755_563523484104616_6628264011047632896_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Bularati’, Idrizi: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare
Dekretimi i Lleshit, zbardhet relacioni i Ramës për Metën »
Article Logic
Execution time: 0.0045630931854248
array(1) { ["section"]=> string(94) "skandal-urdhri-i-sander-lleshit-hiqni-nga-sherbimi-policet-barkderra-zbulohet-dokumenti-140886" }