Skandalet e vitit në showbiz-in shqiptar

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:07 30-12-2015 Skandalet e vitit në showbiz-in shqiptar

Edhe viti që sapo lamë pasë ishte i mbushur me ngjarje nga më të ndryshmet. Natyrisht nuk munguan as skandale të cilat ishin kryetituj të mediave si të shkruara ashtu edhe të atyre elektronike, shkruan Zëri.

Pas përfundimit të “Këngës magjike”, Stine sulmon Florin

Një incident i rëndë ishte shënuar në prapaskenat e festivalit “Kënga Magjike”. Përballja mes artistëve këtë herë nuk ka mjaftuar vetëm në votime, por sherri degradoi deri në përplasje fizike mes dy kantautorëve të njohur, Flori Mumajesi dhe Stine. Ky i fundit nuk e ka përmbajtur veten pas shpalljes së rezultatit dhe me gjasë nga votimi i kolegut, ishte nervozuar duke e qëlluar me një send të fortë Florin, i cili është gjakosur dhe ka përfunduar në spital.

Pas këtij incidenti banal, Nesti Duka i njohur në muzikë si “Stine” u shoqërua në polici. Forcat e policisë që mbërritën me vonesë në vendngjarje, ndaluan kantautorin në rrethinat e Pallatit të Kongreseve, për ta shoqëruar në komisariat, aty ku Stine dha dëshminë e tij për dhunën e ushtruar ndaj Mumajesit. Ai pas dëshmisë u lirua.

Arrestimi i Kallashit

Gjatë vitit 2015 prangat e policisë së Prizrenit, i provoi edhe kërcimtarja e njohur më tepër për format e saj trupore, Kallashi. Ku arrestim pasoi pas një kontrolli të realizuar nga policia në lokalin e natës “Kobra City”, kontroll i cili ka ardhur si rezultat i rrahjes së 4 personave nga anëtarë të këtij lokali nate pranë një pike karburanti në afërsi të tij. Policia ka mundur të sigurojë pamjet filmike të incidentit duke motivuar edhe kryerjen e kontrollit.  Pas kontrollit është kryer arrestimi i 5 persona ndër ta edhe Kallashi emri i vërtetë i së cilë është Donjeta Kosumi, për shkak të posedimit të armëve pa leje. Gjatë këtij kontrolli të policisë janë sekuestruar tri pistoleta, një pushkë gjysëmautomatike një sasi e konsiderueshme e fishekësh të kalibrave të ndryshëm, po ashtu edhe një sasi e lëndësh narkotike në formën e pilulave.

Pas lirimit nga paraburgimi, ku është mbajtur për 24 orë, Kallashi ka treguar se policia ka bërë thjesht punën. Donjeta deklaroi se avokati po merret me këtë çështje, ndërsa komentoi edhe sjelljen e policisë. "Organet e rendit janë sjellë shumë mirë me mua dhe nuk më kanë keqtrajtuar", tha Kallashi.

Fjolla Morina rrihet para nënës edhe vajzës

Pak muaj më parë, kopertinat e mediave rozë janë pushtuar nga lajmi se Fjolla Morina kishte gjetur dashurinë në krahët e një biznesmeni nga Kosova, madje se ishte edhe në pritje të fëmijës së tij. Por, siç duket, gjërat nuk kanë qenë “kaq mirë” për Fjollën. Këngëtarja e njohur ka qenë së fundi viktimë e një sherri, pikërisht nga babai i vajzës së saj, Alayah. Ngjarja ka ndodhur në një nga qendrat tregtare më të mëdha në Prishtinë, ku Fjolla së bashku me nënën e saj ishin duke pirë një kafe dhe bashkë me to ishte edhe vogëlushja, Alayah. Por, aty ka mbërritur babai i vajzës, i cili është drejtuar nga këngëtarja dhe e ka sulmuar atë.

Sipas dëshmitarëve, Fjolla ka shpëtuar pa lëndime, për shkak se ka reaguar menjëherë dhe është ndihmuar edhe nga persona të pranishëm në lokalin ku ndodhej. Megjithatë, ajo që e ka bërë edhe më dramatike situatën, ka qenë fakti se gjithçka ka ndodhur në sy të nënës së Fjollës dhe vajzës së saj.

Burime pranë këngëtares kanë zbuluar se para lindjes, Fjolla nuk ka pasur marrëdhënie shumë të lumtura me Flamur Azemin, dhe mësohet se më herët ai i ka kërkuar këngëtares të ndërpresë shtatzëninë.

Por, Fjolla Morina nuk ka pranuar të bëjë diçka të tillë dhe e ka çuar në fund shtatzëninë, duke sjellë kështu në jetë vajzën e saj.

Shuki kapet me drogë

Moderatori i njohur nga Kosova, Shuki, ishte kapur me drogë gjatë vitit që sapo lamë pasë. Kështu gjatë një kontrolli rutinë, Policia e Kosovës e ka kapur në flagrancë prezantuesin, Mentor Shuki, i cili kishte me veti lëndë narkotike. Ndalimi i tij është bërë më 24 nëntor, pranë vendit të quajtur “Kafet e Vogla” në Prishtinë. Sipas policisë, ai dispononte lëndë narkotike të lëngshme GHB. Por më tej, situata e prezantuesit është “rënduar”, kur në kontrollin në shtëpinë e tij, Shukit i janë gjetur edhe 6 gramë drogë e llojit kokainë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.056980133056641
array(1) { ["section"]=> string(46) "skandalet-e-vitit-ne-showbiz-in-shqiptar-28896" }