Skandali: 500 euro oficerit të policisë gjyqësore për të mbyllur dosjen

Publikuar tek: aktualitet, më 20:17 16-04-2018 Skandali: 500 euro oficerit të policisë gjyqësore për të mbyllur dosjen

Emisioni investigativ Fiks Fare denoncoi sot në mbrëmje një skandal në sistemin e drejtësisë.

Punonjës të organit të akuzës bëjnë pazare për të pushuar akuzën. Një oficer i policisë gjyqësore i merr një qytetari 500 mijë lekë rryshfet, për t’i mbyllur dosjen. Nga i akuzuar, qytetari kthehet në dëshmitar të çështjes.

Investigimi i Fiks Fare zbulon skemën e ngritjes së një akuze për financim dhe kultivim të bimëve narkotike vetëm mbi bazën e një dëshmie.

I akuzuari, i cilësuar si “Eskobari i Dytë” i Shqipërisë, rifiton pafajësinë pasi paguan oficerin e policisë gjyqësore.

Më shumë në këtë kategori: « Politikani britanik bën deklaratën 'e frikshme': Sulmet ajrore në Siri janë po aq LEGALE sa ato në Kosovë
Zbardhet skeda: Si ka ndryshuar pasuria e prokurores së Apelit në Shkodër »
Article Logic
Execution time: 0.004086971282959
array(1) { ["section"]=> string(77) "skandali-500-euro-oficerit-te-policise-gjyqesore-per-te-mbyllur-dosjen-117119" }