Skandali/ Firma private shkatërron nëntokën arkeologjike në Sarandë, ministria e Kulturës hesht

Publikuar tek: kulture-art, më 12:44 19-11-2016 Skandali/ Firma private shkatërron nëntokën arkeologjike në Sarandë, ministria e Kulturës hesht Muri i vjeter i Sarandes qe ka dale ndersa po punohet nga firma private

Saranda e vjetër e nëntokës është duke u “shkatërruar” nga investimet e papërgjegjshme ku dora e Ministrisë së Kulturës nuk duket gjëkundi për të ruajtur trashëgimninë. 

Rivitalizimi I “Rrugës së Flamurit” në qendrën e Sarandës duket se po kalon pa vëmendjen e institucioneve kryesore të trashëgimnisë, raporton newsbomb.al.

Alarmin e jep arkitekte Lida Miraj, ndërkohë që Forumi për Trashëgimninë Kulturore ka postuar fotot ku firma private “Fusha” dhe “Ed Konstruksion” janë duke hapur nëntokën për rrugën, dhe aty qartazi duken muret e Sarandës së vjetër.

“Po postojmë në këtë album disa foto të arkitektes Lida Miraj, që tregojnë se si dëmtohet nëntoka arkeologjike në Sarandë nga ndërtimet e papërgjegjeshme. Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, së bashku me Agjencine e Shërbimit Arkeologjik, janë të zëna me punë të tjera më të rëndësishme”, thuhet në njoftimin e forumit të trashëgimnisë.

arkeologji2

arkeologji4

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vajzës së Kadaresë i bëhet qejfi që Bob Dylan ka refuzuar marrjen e Nobelit, ja ç’shkruan
“…Erdha vonë te ty”, libri që hedh vështrimin mbi njerëzit e thjeshtë »
Article Logic
Execution time: 0.023819923400879
array(1) { ["section"]=> string(99) "skandali-firma-private-shkaterron-nentoken-arkeologjike-ne-sarande-ministria-e-kultures-hesht-60030" }