SKANDALI I AKEP, reagon Vodafone Albania: E papranueshme, vendimi jo transparent, cënon të drejtat e klientëve (E plotë)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:43 14-02-2018 SKANDALI I AKEP, reagon Vodafone Albania: E papranueshme, vendimi jo transparent, cënon të drejtat e klientëve (E plotë)

Kompania Vodafone Albania ka reaguar pas bërjes publike të dokumentit se kreu i AKEP, Ilir Zela planifikon të kalojë një vendim në mungesë të plotë transparence që favorizon kompaninë Albtelekom dhe prish balancat në tregun e telekomunikacionit.

Vodafone e quan të papranueshme dhe shprehet se nuk do pranojë kurrë një vendim në mungesë të plotë transparence, në shkelje të legjislacionit si vendas dhe rregullatorëve të BE-së, që cënon të drejtat e klientit.

REAGIMI I PLOTË:

Në mënyrë krejt befasuese, Vodafone Albania u informua nga mediat se AKEP (Autoriteti për Komunikimet Elektronike dhe Postare) do të propozojë për miratim në mënyrë aspak transparente, një vendim arbitrar që favorizon Albtelecom  në dëm të klientëve të operatorëve të tjerë.

Sipas këtij vendimi AKEP synon të aplikojë tarifa diskriminuese ndaj Vodafone Albania dhe Telekom Albania. Tarifa të tilla penalizojnë klientët e këtyre dy operatorëve pasi do t’u duhet të paguajnë më shumë për telefonatat drejt Albtelecom duke gjeneruar kështu fitime për Albtelecom. Theksojme se kjo kompani operon prej më shumë se dy dekadash në tregun shqiptar të telekomunikacionit me aktivetet në telefoni fikse dhe celulare dhe me pozita dominante në tregun e telefonisë fikse.

Vodafone Albania e konsideron propozimin e AKEP si të papranueshëm për shkak të mungesës së transparencës. Propozimi, që AKEP ka për qëllim të miratojë, nuk është komunikuar apo konsultuar me operatorët e tjerë në treg, edhe pse ligji e përcakton qartë se çdo masë rregullatore që ndikon tek operatorët dhe klientët e tyre zbatohet vetëm pas një konsultimi publik dhe transparent.

Në pritje të një reagimi dhe sjelljeje korrekte nga ana e AKEP, Vodafone Albania thekson se në asnjë rast nuk do të pranojë asnjë vendim që nuk është në përputhje të plotë me kuadrin rregullator të BE-së dhe legjislacionin për sektorin e komunikimeve elektronike në Shqipëri , e për më tepër që cënon të drejtat e klientëve tanë.

Vodafone Albania është e angazhuar të ndjekë të gjitha procedurat ligjore të nevojshme si në nivel kombëtar ashtu edhe europian ndaj një vendimi të tillë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011308908462524
array(1) { ["section"]=> string(121) "skandali-i-akep-reagon-vodafone-albania-e-papranueshme-vendimi-jo-transparent-cenon-te-drejtat-e-klienteve-e-plote-110258" }