Skandali i CEZ, PD: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, aferë me përmasa qindra milionë euro

Publikuar tek: politike, më 19:45 24-09-2015 Skandali i CEZ, PD: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, aferë me përmasa qindra milionë euro

Partia Demokratike ka reaguar sërish me anë të një deklarate për media lidhur me skandalin e CEZ-Dia. Eduart Halimi tha se Partia Demokratike do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese ndërsa do të dorëzojë në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin që bën të mundur hetimin ndërkombëtar dhe të pandikuar të mega-aferës qindra milionë euro.

Ne dërguam për ndjekje penale CEZ, DIA dhe këdo që ishte përfshirë në këtë aferë korruptive, por me ardhjen e tyre në pushtet Rama dhe Meta tentuan ta mbyllin këtë çështje. Sot kur kjo dyshe duket se po përgatitet të ndalë hetimin e Josef Hejsek për llogari të Ramës dhe aferës së tij për 600 milionë euro dhe aferës së Metës me Kastriot Ismailaj për aferën e tij prej 200 milionë euro Partia Demokratike do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

PD-ja do të depozitojë në Kuvendin e Shqipërisë perojektligjin që bën të mundur hetimin e plotë të kësaj çëeshtje me prokuroreë ndërkombëtarë. Një hetim të pandikuar që do të sillte një drejtësi për këtë skandal me përmasa qindra miliona euro. Vetëm pak orë më parë ne pamë me anë të një video se si kërcënohet dëshmitari që nxjerr zbuluar edi ramën dhe Ilir Metën”, ka thënë deputeti i PD-së, Eduart Halimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD publikon dokumentacionin e plotë për skandalin e CEZ: Po kërkohet të manipulohen qytetarët
Prifti: DIA ishte shkaku i shkarkimit tim si ministër, Meta kërkoi firmën time »
Article Logic
Execution time: 0.028459787368774
array(1) { ["section"]=> string(99) "skandali-i-cez-pd-do-t-i-drejtohemi-gjykates-kushtetuese-afere-me-permasa-qindra-milione-euro-21593" }