Skandali i dopingut, peshëngritësit sulmojnë Gjozën: Kusar! Duam zgjedhje urgjent

Publikuar tek: sport, më 10:53 20-01-2018 Skandali i dopingut, peshëngritësit sulmojnë Gjozën: Kusar! Duam zgjedhje urgjent

Pas dorëheqjes së Presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, ditën e sotme, peshëngritës të kësaj federate kanë dalë në një deklaratë për mediet ku kanë sulmuar ashpër Elez Gjozën dhe kanë kërkuar zgjedhje të menjëhershme të parakohshme për të zgjedhur kreun e ri të FSHP.

“Duam zgjedhje urgjente, ky është skandali i kusarit Elez Gjoza. Ne duhet të vendosim për të ardhmen tonë, të marrin fund këto skandale, se ne djersitemi, lodhemi në palestër, gjithçka duhet të shkojë siç i takon këtij sporti burrëror të peshëngritjes. Të zgjidhet Presidenti i ri në mënyrë që të organizojmë kampionatin europian. Jo të merret Gudar Beqiri, se s’ka asnjë asnjë kjontribut”, thanë peshëngritësit duke atakuar edhe kreun e ri të përkohshëm të Federatës Gudar Beqiraj, i cili më herët ka qenë kryetar i Akadamisë së Shkencave.

Dorëheqja e Gjozës erdhi pas skandalit me Romela Begajn e cila rezultoi pozitive në testin e parë antidoping.

kusar.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Inter bën goditjen e madhe në merkato, merr nga Barcelona mesfushorin e njohur
Si duken sot dy legjendat e sportit, Faruk Kalleshi dhe Marjeta Pronjari »
Article Logic
Execution time: 0.0042450428009033
array(1) { ["section"]=> string(85) "skandali-i-dopingut-peshengritesit-sulmojne-gjozen-kusar-duam-zgjedhje-urgjent-107259" }