Skandali i “Panama Papers”, Spartak Ngjela: Laku po ngushtohet për Sali Berishën

Publikuar tek: politike, më 17:38 06-04-2016 Skandali i “Panama Papers”, Spartak Ngjela: Laku po ngushtohet për Sali Berishën

Spartak Ngjela është i mendimit se skandali i “Panama Papers” që ka tronditur të gjithë botën, po jep efektet edhe në Shqipëri. Sipas Ngjelës, PD ka vendosur të kthehet në Kuvend menjëherë sapo kompania “GFI” doli të jetë e përfshirë në këtë skandal.

Avokati shprehet se laku po ngushtohet dhe shumë shpejt shqiptarët do të dëgjojnë tablonë mashtruese që ka mbajtur Shqipërinë në këtë gjendje të mjerë për 20 vjet rresht.

Postimi i plotë i Spartak Ngjelës:

Bandat shqiptare dhe Panama Papers

Situata në Shqipëri po rëndohet për ditë e më shumë për korrupsionin; sepse rrethi i investigimit po ngushtohet gjithmonë e më tepër. Dhe ja ç’po ndodh se fundi: sot PD vendosi të hyjë nesër në Parlament, “me amendamente”. Ç’ishte kjo kthesë nga këta “njerëz parimorë”? Është për të qeshur por është brenda tmerrit që po përjeton shoqëria shqiptare. Në fakt skandali i sapo zbuluar i firmës GFI Technologies, që rezulton nga Panama Papers, në lidhje me koncensionin që i ka dhënë Berisha pas humbjes së zgjedhjeve, e ka strukur Saliun në bodrumet e marrëzisë së tij, kurse deputetet, po shkojnë në Parlament nesër. Po Saliu do të shkojë? Nëse shkon, a do të flasë? Me siguri, nëse flet, do të gënjejë me nivelin gënjheshtar të një adolishenti; prandaj nesër, ose nuk do të dëgjoni gjë, ose do të dëgjoni gënjeshtra dhe akuza infantile. Por, semos është hera e parë! Jo, por këtë herë është në hapat e fundit.

Ndërkohë, marrim njoftim se Prokuroria ka filliar hetimet. Gadishmëri e madhe. (!) Por e dini pse? Për të fshirë përgjegjësinë e Saliut në këtë aferë që kap shumën prej 150 milionë Euro.Por e kanë të kotë, çeshtjet janë të qepura. Shqiptarët të lodhur dhe të mërzitur, po shohoin sesi iu kanë fluturuar qindra milonë Euro nëpër ofshorët spekulative dhe në bankat e Qipros, nga të zgjedhurit e tyre, që, kur kanë filluar punën e ministrit apo të kryeministrti, kishin vetëm dy palë çorape, tre palë pantallona dhe dy xhaketa. Turp i madh.

Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët? Asgje nuk bëjnë dot në këto momente, sepse janë të gjithë këta pushtetarë që kanë forcat politike në dorë dhe, janë "mbjellë nëpër ofshoret", me paratë e shqiptarëve të varfër.

Megjithatë, ashtu si e shpreha: laku po ngushtohet. Nuk dalin dot. Shpejt do të dëgjoni gjithë tablonë mashtruese që ka mbajtur Shqipërinë dhe shqiptarët në këtë gjendje të mjerë për 20 vjet rresht. E kuptoni që hajduti Sali është një 14 vjeçar që, vidhte gjatë natës, dhe ditën identifikonte si hajdutë kundërshtarët e tij? E kuptoni se me këtë njeri që i ka bërë të gjitha, Shqipëria ka kaluar një gjëmë të vërtetë? Me të vrarë, me të fyer, të poshtruar nga një njeri që ka qënë dhe mbetet të jetë turpi ynë kombëtar.

Ka ardhur fundi. Shqiptarët duhet të jenë të vëmendshëm, se deri tani i kanë lënë të varfër dhe pa atdhe. Po vjen koha që t’u kthehet “atdheu i grabitur” nga vjedhësit që i kanë “qeverisur”, dhe të fillojnë edhe ata jetën normale në Shqipërinë e tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Pse Edi Rama akuzoi dje, për vjedhje "floriri" Ilir Metën?”
Reagon Basha për rrëzimin e helikopterit ku humbën jetën 2 pilotët: Tronditës pa masë »
Article Logic
Execution time: 0.004202127456665
array(1) { ["section"]=> string(82) "skandali-i-panama-papers-spartak-ngjela-laku-po-ngushtohet-per-sali-berishen-36991" }