Skandali i Panamasë, kush janë emrat shqiptarë? Përgjigjet Manjani: Kompanitë offshore të tregojnë pronarët

Publikuar tek: politike, më 09:53 06-04-2016 Skandali i Panamasë, kush janë emrat shqiptarë? Përgjigjet Manjani: Kompanitë offshore të tregojnë pronarët

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka folur pas publikimit të miliona dokumenteve të kompanive offshiore që fshehin para në Panama ndër to edhe dy kompani shqiptare si dhe mbi 20 aksionerë shqiptarë.

I pyetur për emrat e këtyre të fundit, Manjani tha: “S’kam informacion për emra shqiptarë, por detyra e ministrit është të ndihmojë autoritet gjyqësore shqiptare”.

Manjani tha se Ministria e Drejtësisë do të përgatisë një ligj që të detyrojë të gjitha kompanitë e huaja që duan të investojnë në Shqipëri, të bëjnë publike listën e aksionerëve

“Ekspertët e ministrisë së drejtësisë po shohin mundësinë që çdo kompani e huaj që investon në Shqipëri të deklarojë aksionerët. Do bashkëpunojmë edhe me autoritetet gjermane për këtë çështje. Është shqetësues raporti i komisioneres për konkurrencën e cila nuk ka pasur mundësi të investigonte. Unë po flas për mundësinë që çdo institucion të investigojë. Nuk është koha për të folur për privatësi për këtë çështje, por për të folur për transparencë”, deklaroi ministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shtyhet vendimi për Xhelal Mziun, kryebashkiaku i Kamzës nuk e dinte që kishte seancën sot
Ristani: Raporti i BE për drogën konfirmon bashkëqeverisjen e Ramës me trafikantët »
Article Logic
Execution time: 0.025820016860962
array(1) { ["section"]=> string(110) "skandali-i-panamase-kush-jane-emrat-shqiptare-pergjigjet-manjani-kompanite-offshore-te-tregojne-pronaret-36956" }