Skandali i Panamasë/ Majko: Uroj të dalim të pastër. Bylykbashi: Rama ka fshehur 200 milionë. Vasili: Organet tona të hetojnë

Publikuar tek: politike, më 11:54 05-04-2016 Skandali i Panamasë/ Majko: Uroj të dalim të pastër. Bylykbashi: Rama ka fshehur 200 milionë. Vasili:  Organet tona të hetojnë

Hulumtues të krimit të organizuar dhe të korrupsionit paralajmërojnë se shumë shpejt do të zbulohen dokumente që do të nxjerrin në pah shpëlarjen e parave që kanë bërë udhëheqës dhe zyrtarë të ndryshëm në rajonin e Ballkanit, ku përfshihet edhe një biznesmen nga Shqipëria.

Sakaq, gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve ka reaguar edhe ish-kryeministri Pandeli Majko duke uruar që “skandali i Panamasë mos nxjerrë ndonjë emër tjetër”.

“Uroj që ky skandali i Panamasë të mos nxjerrë ndonjë emër tjetër dhe ju të opozitës të na sillni ndonjë amendament tjetër në ligjin e Dekriminalizimit. Uroj që skandali i Panamasë të na nxjerrë të pastër që mos kemi probleme me ligjin. Kemi të bëjmë me të njëjtin spektër politik”, tha deputeti socialist. Por ndërkohë demokrati Oerd Bylykbashi ka akuzuar kryeminisrin Rama se “ka 200 milionë euro në offshore”.

Për të njëjtin skandal ka reaguar edhe kreu i grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili i cili ka kërkuar vëmendjen maksimale të organeve të hetimit shqiptar.

“Organet e hetimit shqiptar duhet të jenë shbumë të vëmendshëm për të gjitha këto që quhet parajsa fiskale  në Panama, në Qipro, në Dubai ,Monako e gjetkë”, tha Vasili.

“Ligji i koncesioneve të ketë më shumë transparencë, ky është një qëndrim i rëndësishëm, dimension i ri i transparencës. LSI propozon këtë nismë për përmirësimin e ligjit që të mos ketë mundësi devijimi në parajsa fiskale”, shtoi kreu i grupit Parlamentar të LSI.

Nga çfarë është publikuar deri tani, në skandalin e dokumenteve të publikuara janë dy kompani shqiptare, të lidhura me Ismail Mulletin. Shqipëria figuron edhe me tre përfitues dhe 22 aksionerë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sali Berisha bëhet nostalgjik, poston fotot e hershme që kur filloi përpjekjet për anëtarësim në NATO
Referendumi i PS, Blushi: Është në shkelje të statutit, nuk do votoj »
Article Logic
Execution time: 0.030586004257202
array(1) { ["section"]=> string(125) "skandali-i-panamase-majko-uroj-te-dalim-te-paster-bylykbashi-rama-ka-fshehur-200-milione-vasili-organet-tona-te-hetojne-36878" }