Skandali i publikuar nga mediat gjermane, Kryeministri i Austrisë thërret zgjedhjet e parakohëshme

Publikuar tek: bota, më 21:13 18-05-2019 Skandali i publikuar nga mediat gjermane, Kryeministri i Austrisë thërret zgjedhjet e parakohëshme Kryeministri austriak Sebastian Kurz

Kryeministri austriak Sebastian Kurz ka thirrur zgjedhje të parakohëshme pas dorëheqjes së zv.kryeministrit, që i dha fund koalicionit të tij qeverisës.

Zv,kryeministri Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën, pasi dy gazetat gjermane, 'Der Spiegel' dhe 'Sueddeutsche Zeitung', publikuan pamje filmike ku ai shfaqej tek i ofronte kontrata shtetërore një investoreje të dyshuar ruse, gjatë një feste në Ibiza të Spanjës.

Kryeministri Kurz tha se nuk mundi të arrinte një marrëveshje me udhëheqësit e Partisë së Lirisë, mbështetës të politikave kundër-emigracionit të zotit Strache, për të çuar përpara koalicionin me Partinë Popullore të qendrës së djathtë.

Ai tha gjithashtu se një koalicion i mundshëm me socialdemokratët nuk do ta lejonte qeverinë austriake të zbatonte politikat e saj për uljen e borxhit e të taksave.

Dorëheqja e Heinz-Christian Strache konsiderohet një goditje për forcat populiste e nacionaliste që janë pro politikave më të forta ndaj emigracionit në Evropë. Ajo vjen vetëm pak ditë para zgjedhjeve për Parlamentin Europian të parashikuara të mbahen në datat 23-26 maj në 28 vende të BE-së.

Më herët të shtunën, disa mijëra protestues të opozitës bënë thirrje për zgjedhje të reja përpara zyrës së kancelarit Kurz në Vjenë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.83223295211792
array(1) { ["section"]=> string(104) "skandali-i-publikuar-nga-mediat-gjermane-kryeministri-i-austrise-therret-zgjedhjet-e-parakoheshme-164814" }