SKANDALI/ Krerët e bashkive ndërhyjnë mes DUKËS dhe FINOS, shkarkojnë kompetentët dhe emërojnë veten për votë (LISTA)

Publikuar tek: sport, më 12:32 21-01-2018 SKANDALI/ Krerët e bashkive ndërhyjnë mes DUKËS dhe FINOS, shkarkojnë kompetentët dhe emërojnë veten për votë (LISTA)

Zgjedhjet për kreun e ardhshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit do të mbahen në datën 7 shkurt të vitit 2018. Më pak se tre java nga data zyrtare, kandidatët që do garojnë për këtë post kanë nisur nga fushatat zgjedhore.

 Armand Duka, Bashkim Fino dhe Shpëtim Hala janë tre emrat që do të konkurojnë me njëri-tjetrin në Asamblenë e 7 shkurtit që do të mbahet në Durrës. Gara duket shumë e fortë mes Dukës dhe Finos. I pari është kreu aktual i FSHF-së ndërsa ky i fundit deputet në Partinë Socialiste të Shqipërisë. Në këtë Asamble do të votojnë 66 klube me përfaqësues të tyre, presidentë ose kryetarë të bashkive. Ndwrsa, newsport.al ka mësuar skandalin që po ndodh në këto zgjedhje teksa bëhet e ditur që shumë bashki do të votojnë me kryetarët e tyre. Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme ku kanë qenë votues shefat e klubeve, këtë herë është përcaktuar të vendosin kryetarët e bashkive për presidentin e ardhshëm të FSHF-së. Pra, brenda pak kohësh janë ndryshuar dy herë emrat e zgjedhësve. Një skandal ky që tregon edhe njëherë se po tentohet të kapet procesi zgjedhor.

Newsport.al  sjell më poshtë listën e disa klubeve që kanë zgjedhur të votojnë me kryetarët e bashkive, duke shmangur shefat apo administratorët e tyre që kanë votuar në Asambletë e kaluara.

Albpetrol - Nga shefi i klubit, tashmë voton kryetarja e bashkisë Veleçiku - Nga administratori, tashmë voton kryetari i bashkisë Gramshi - Nga shefi i klubit, tashmë voton kryetarja e bashkisë Tepelena - Nga kryetari i shoqatës, tashmë voton kryetari i bashkisë Lushnja - Nga administratori, tashmë voton kryetari i bashkisë Butrinti - Nga administratori, tashmë voton kryetarja e bashkisë Gramozi - Nga administratori, tashmë voton kryetari i bashkisë Iliria - Voton kryetari i bashkisë së Krujës Shkumbini - Fillimisht mbërriti si emër në Asamble administratori, por më pas neësport.al mëson se është ndryshuar duke vendosur emrin e kryetarit të bashkisë brenda afatave të lejuara Gramshi - I dhanë leje të zakonshme shefit të klubit duke e detyruar dhe për të votuar është vendosur kryetari. Duhet theksuar se në Asambletë e kaluara është votuar me administratorët dhe shefat e klubeve, por në këto zgjedhje kur është kandidat një nga anëtarët e PS-së, çuditërisht janë përzgjedhur të votojnë kryetarët e bashkive.

Duket qartë se po punohet intensivisht që të tentohet të kapet procesi zgjedhor. Se çfarë do të ndodhë? Mbetet ta shohim në datën 7 shkurt. Urojmë të jetë një garë sportive në të mirë të futbollit pasi UEFA dhe FIFA janë "sy e veshë" nga ne, siç e kanë deklaruar me përfaqësuesit e tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Njihuni me futbollisten seksi të kombëtares shqiptare të femrave, çmend me format bombastike (FOTOT)
»
Article Logic
Execution time: 0.024838924407959
array(1) { ["section"]=> string(120) "skandali-kreret-e-bashkive-nderhyjne-mes-dukes-dhe-finos-shkarkojne-kompetentet-dhe-emerojne-veten-per-vote-lista-107384" }