Skandali Kule dhe mjerimi i filozofisë

Publikuar tek: analiza-komente, më 20:39 12-01-2016 Skandali Kule dhe mjerimi i filozofisë

Nga Çerçiz Loloçi

Pak muaj më parë Departamenti i Filozofisë (Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës) në Buletinin e Njoftimeve Publike bëri me dije se kërkonte një personel të brendshëm dhe hapte konkurrimin duke dhënë edhe specifikimet përkatëse. Pas këtij procesi, persona që mendonin si i plotësonin kriteret aplikuan pranë departamentit të Filozofisë dhe një komision i posaçëm pranë këtij fakulteti i përbërë nga Edmond Rapti, zëvendësrektor dhe pedagog i psikologjisë; Adriana Anxhaku, përgjegjëse e departamentit; Petraq Simo, zv.dekan dhe pedagog i psikologjisë; Majlinda Keta, pedagoge e filozofisë dhe Ferit Baça, pedagog i filozofisë, kanë përzgjedhur dy aplikantë dhe kanë renditur të parën me 95 pikë znj. Aida Goga. Më pas me një vendim të rektorit Kule (punëdhënësi) në nëntor 2015 Goga është emërua pedagoge e Filozofisë. Po ta shohësh në sipërfaqe dhe po të marrësh parasysh përgjigjen e rektorit Kule duket se gjithçka ka shkuar normalisht duke u zbatuar kriteret ligjore. Në të vërtetë situata është krejt ndryshe që flet drejtpërdrejt për një skandal emërimi dhe për një varg problemesh:

Problemi i parë: Personalizimi i thirrjes

Në thirrjen e Fakultetit të Shkencave Sociale njoftohej për 1 (një) vend të lirë pune si punonjës mësimor pranë Departamentit të Filozofisë në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Departamenti i Filozofisë në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune, si punonjës mësimor pranë këtij Departamenti. Kandidatët konkurrentë duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:  1. Të jenë të diplomuar në fushën e Filozofisë.

2. Të ketë notën mesatare të studimeve (të bachelor dhe master) mbi 8.

3. Të zotërojë me dëshmi së paku një gjuhë të huaj perëndimore

4. Të mos jetë i dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë.

Kandidatët konkurentë preferohet të plotësojnë këto kritere të veçanta.

1. Të zotërojë gradën Doktor në fushën e Filozofisë, Marrëdhënie Ndërkombëtare ose Komunikim

2. Të ketë përvojë të konsiderueshme në mësimdhënie dhe komunikim korrekt me studentët.

3. Kandidati duhet të mbulojë mësimdhënien për formimin Teorik dhe profesional në lëndë të tilla si: Teoritë e Komunikimit, Komunikim Institucional, Komunikim Politik

4. Preferohet të kenë botuar artikuj shkencorë në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Kandidatët konkurentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

1. Kërkesë me shkrim.

2. Curriculum Vitae.

3. Diplomë e studimeve universitare (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent.

4. Listë notash (fotokopje e noterizuar).

5. Dëshmi e kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje e noterizuar). Për diplomat Master ose PHD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proces. njohjeje.

6. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, workshop etj.

Nëse do të vëresh me vëmendje thirrjen e mësipërme do të duhej që komisioni i pedagogëve të përzgjidhte jo personin e parë, por atë që është i renditur i dyti për disa arsye:

-              Personi i renditur i dyti ka formim filozofik, ka bërë studimet pasuniversitare në Filozofi, ka mbrojtur doktoraturën në këtë departament, ka një përvojë mbi 15-vjeçare si mësimdhënëse në shkollat e larta.

-              Fituesja Aida Goga ka vetëm formim filozofik, s’ka mesatare të lartë, s’ka mbrojtjen e një gjuhe të huaj në një nga vendet e BE, s’ka studime pasuniversitare, ka mbrojtur një doktoraturën në Institutin e Studimeve Ndërkombëtare (një institucion tashmë i mbyllur, por edhe i kritikuar nga komisioni për reformën në Arsimin e Lartë) me një temë qesharake “Perceptimet e maqedonasve për integrimet europiane” që vështirë se mund të jepej edhe si temë diplome mature. Pra thënë më thjesht një baceloriste jep mësim për bacelorin në Departamentin e Filozofisë në Fakultetin e Shkencave Sociale.

-              Në kushtet e reja studentët e filozofisë dhe ata që shkollohen më tej (pasuniversitare, doktoraturë) janë gjithë e më tepër një “specie në zhdukje” dhe departamenti i Filozofisë nuk e ka atë luks për t’u zgjeruar edhe në marrëdhënie ndërkombëtare, çka flet që edhe thirrja është bërë e personalizuar.

-              Përvoja e punës e dy kandidatëve ka diferenca të theksuara që vetëm “një dorë e fortë paresh” mund të arrijë në renditjen që ka bërë komisioni. Pedagogia e emëruar ka punuar thjesht mësuese në shkollë 9-vjeçare e të mesme dhe nga një kërkim i thjesht në Google, nuk shfaqet asgjë.

Shkeljet ligjore me fituesen

a.            Nota mesatare.

b.            Gjuha e huaj është thjesht certifikatë kursesh.

c.             Mbrojtje e doktoraturës përveç jashtë fushës është bërë vetë me shkelje ligjore sepse nuk mund të ndjekësh ciklin e tretë të studimeve pa bërë të dytin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027064085006714
array(1) { ["section"]=> string(44) "skandali-kule-dhe-mjerimi-i-filozofise-29827" }