Skandali me 2 miliardë eurot e arbitrazhit, Ahmetaj nuk pranon të flasë, Braçe kërkon dokumentet!

Publikuar tek: ekonomi, më 11:35 04-11-2017 Skandali me 2 miliardë eurot e arbitrazhit, Ahmetaj nuk pranon të flasë, Braçe kërkon dokumentet!

Pas publikimit të një dokumenti konfidencial që Ministria e Drejtësisë i dërgonte kryeministrit Edi Rama, ku dhe zbulohen fakte tronditëse mbi rreziqet financiare që po i kanosen vendin nga paditë e kompanive të huaja kundër qeverisë, deri më sot nuk ka pasur asnjë reagim.

Pikërisht për këtë skandal që rrezikon seriozisht financat e vendit, deputeti  i LSI, Përparim Spahiu, kërkoi informacion nga ministri i Financave që ishte i pranishëm në mbledhje. Spahiu kërkoi detaje lidhur me gjyqet ndërkombëtare që po humbet Shqipëria, të cilat do ti kushtojnë buxhetit të shtetit, plot 2 miliard euro.

“Nëse humbasim 2 miliard euro është shifër e frikshme, ndaj duam shpjegim se çfarë po ndodh me këto gjyqe”, ju drejtua ai, ministrit Ahmetaj.

Por pas kësaj ka ndërhyrë kreu i komisionit Erion Braçe, duke thënë se nuk i lexon mediat, ndaj duhet të bazohet në fakte kur ngre pyetje për ministrin. Ai nuk e kurseu as ironinë duke i thënë deputetit të LSI se e ke hallin tek Beccheti i cili është një nga biznesmenët që ka çuar në Arbitrazh Ndërkombëtar qeverinë Rama.

Por pas këmbënguljes edhe të deputetëve të tjerë të opozitës, Braçe, pyeti Ahmetajn nëse kishte diçka për të thënë për këtë çështje. Edhe pas kësaj, ministri i Financave refuzoi të japë sqarime, apo të paktën të konfirmonte, a qëndron vërtet problemi, sipas dokumenteve që publikoi syri.net.

 Në këto kushte, të gjithë deputetët e opozitës u ngritën nga karriget kurse deputeti Spahiu, ju tha anëtarëve të mazhorancës se po mbulojnë dhe po tentojnë “tu  hidhni hi syve”, për një skandal të madh.

Dokumenti i publikuar dje, i cili mban datën 10 prill të këtij viti, zbulon se aktualisht në Arbitrazhin Ndërkombëtar po zhvillohen katër procese kundër Shqipërisë. “Vlera totale e dëmshpërblimit që kërkohet nga palët, vetëm për këto katër procese shkon mbi 2 miliardë euro” thuhet në shkresën konfidenciale që Ministria e Drejtësisë i dërgon Kryeministrit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018871068954468
array(1) { ["section"]=> string(100) "skandali-me-2-miliarde-eurot-e-arbitrazhit-ahmetaj-nuk-pranon-te-flase-brace-kerkon-dokumentet-98316" }